Flash

Parlamenti voton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Lapsi.al 7 May 2021
Parlamenti voton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Parlamenti votoi sot pro për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ngritja e Komisionit u votua me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim.

Një ditë më parë u publikuan edhe emrat e deputetëve në Komision, ku si kryetar pritet të jetë deputeti, Alket Hyseni, ndërsa pjesë e tij mësohet se do të jenë edhe deputetë të opozitës parlamentare si: Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Afati i punës së Komisionit Hetimor pritet që të jetë një muaj, përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit. Vendimi i shkarkimit të Presidentit duhet të mbështetet nga të paktën 2/3 e anëtarëve të Parlamentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI