Flash

Një princ është akuzuar për vrasjen e një prej arinjve më të mëdhenj të Evropës

Lapsi.al 7 May 2021
Një princ është akuzuar për vrasjen e një prej arinjve

Autoritetet Rumune po hetojnë pasi një nga arinjtë më të mëdhenj të Evropës dyshohet se u qëllua dhe u vra nga një princ nga Lihtenshtajni.

Princi Emanuel Von Und Zu Lihtenshtajni, nipi 32-vjeçar i Princit të Vogël të Princërisë Hans-Adam II është akuzuarse ka qëlluar 17-vjeçarin Arthur në Mars gjatë një ekspedite gjuetie.

Prokurorët hapën një hetim të enjten për dy arsye: Vrasja e ariut nuk ishte e licencuar dhe disa prej atyre që ishin të përfshirë mund të mos kishin leje armësh, sipas bashkëpunëtorit të CNN Antena 3.

Organizata mjedisore Agent Green beson se princit iu dha një leje gjuetie katër-ditore nga Ministria e Mjedisit për të qëlluar një ari të ri femër që kishte sulmuar fermat në qarkun Covasna, Transilvania.

Në vend të kësaj pretendohet se princi qëlloi Arthurin, i cili jeton në një zonë të mbrojtur.

Gabriel Paun, presidenti i Agent Green, tha në një deklaratë në faqen e internetit të grupit se ai nuk e kuptonte se si princi mund të ngatërronte një ari të ri që kishte qenë duke vjedhur pula nga një fshat me ariun më të madh mashkull që ekzistonte në thellësitë e pylli

Rumania ka popullsinë më të madhe të arinjëve në Evropë.

Të këshilluara

Demi Lovato sërish me probleme shëndetësore

Çrregullimet me të ngrënit kanë qenë një shqetësim prej kohësh për Demi Lovaton dhe përmirësimi për të kërkon shumë kohë. Këngëtarja ka rrëfyer së fundmi sfidën...

12:54

Kylie Jenner rikthehet me Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur t'i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre.   Sipas 'Entertainment Tonight', ata janë parë të afërt me...

16:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI