Flash

Kurti: S’bëjmë dialog me Serbinë pa pasur diskutim të brendshëm

Lapsi.al 7 May 2021
Kurti: S’bëjmë dialog me Serbinë pa pasur diskutim të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë rifillim të dialogut me Serbinë, pa pasur dialog në Kuvendin e Kosovës dhe me partitë politike. Gjatë konferencës për mediat, Kurti ritheksoi se takimi për rifillim të dialogut është planifikuar të mbahet në qershor të këtij viti, por deri atëherë, ai tha se do të takohen njëherë me kryetarët e partive politike dhe do të diskutojnë në Kuvend.

“Do të ketë një darkë pune me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell me datë 18 maj dhe takimi i 11 majit nuk mbahet, siç është paralajmëruar, sepse mbahen vetëm takimet kur pajtohen të gjithë. E kemi lënë që takimi i tillë të mbahet në qershor. Disa ditë përpara do të njoftoheni të gjithë. Sa i përket temave të diskutimit, ato mund të vijnë në shprehje vetëm kur pajtohen të dy palët. Por, kemi disa gjëra të tjera para se të arrijmë në atë pikë, si diskutimi i brendshëm, me kryetarët e partive politike, edhe në Kuvendin e Kosovës ku jemi të gjithë bashkë, pozitë e opozitë”, tha Kurti para gazetarëve.

Kurti po ashtu u shpreh se do të duhet kohë për të parë edhe njëherë gjendjen e dialogut në raport me Serbinë dhe marrëveshjet e nënshkruara më parë.

“Gjithashtu edhe një lloj radiografie e gjendjes së dialogut në raport me Serbinë për procesin e deritanishëm dhe marrëveshjet e arritura. Besoj se jeni në dijeni që edhe për numrin e marrëveshjeve nuk është se ka në ndonjë dakordim, por kjo nuk është pjesa më e vështirë. Thuhet që janë prej 15 e deri në 53 marrëveshje, disa quhen marrëveshje e disa dakordime. Këtë korpus të këtyre marrëveshje dhe shkallën e zbatimit duhet ta kemi, para se të marrim çfarëdo hapa të mëtutjeshëm. Ne nuk jemi qeveri e cila zhvillon dialog me Serbinë pa e bërë dialogun në Kuvend dhe pa u përgatitur mirë”, tha Kurti.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI