Flash

Kapen mijëra fara kanabis në Shkodër, prangosen 2 persona

Lapsi.al 7 May 2021
Kapen mijëra fara kanabis në Shkodër, prangosen 2 persona

2 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës në afërsi të zonës së spitalit.  Mësohet se në një mjet tip “Land Rover”, ku ishin duke udhëtuar dy personat, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, janë gjetur mijëra fara të bimëve narkotike të paketuara në kutia me një vlerë të konsiderueshme monetare.

Dyshohet se farat do të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit për t’i mbjellë atje me qëllim kultivimin e lëndës narkotike canabiss sativa.

Mësohet se njeri nga të arrestuarit është nga Malësia e Madhe ndërsa tjetri nga lagja Xhabiej në Shkodër. Policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI