Flash

Ironia e Artan Fugës: Meta duhet shkarkuar sepse nuk rri 8 orë në punë

Lapsi.al 7 May 2021
Ironia e Artan Fugës: Meta duhet shkarkuar sepse nuk rri 8 orë në

Akademiku dhe profesori Artan Fuga ka komentuar miratimin në Kuvend të Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Ndërsa nuk ka kursyer notat e ironisë, Fuga ngre pyetjen se ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cenonin vetë funksionin e tij!

Sipas profesorit, është tjetër ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a Kushtetute!

Postimi i Fugës:

Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës !

Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës politike Presidenti Meta pati raste që u bë palë politike. Mund të mos jesh dakord edhe me përmbajtjen e deklarimeve të tij politike për këtë çështje ose për të gjitha çështjet. Por, duhet argumentuar se kur Presidenti me deklarime dhe komente apo intervista shpreh qendrime politike, a e shkel ai me këtë Kushtetutën?

Pra a mund të shkarkohet?

Tjetër është ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a kushtetute!

Ore a kanë këta qoftë edhe kulturën juridike më minimale, apo ç’a dreqin kanë nën kockat e kokës qofshin deputetë, analistë, a ekspertë (pikaaaaaa!) kushtetues!

Qenka garant i unitetit të kombit, pra nuk duhet të mbajë anësi politike!!! Po mirë mo po kur Presidenti Trump hyn në fushatë duke qenë president a e shkelte Kushtetutën ai! Po, çfarë thoni mo, se na latë pa mend! Po kur presidenti Makron hyn në fushatë elektorale a e cënon ai unitetin e Kombit!

E dyta, juridikisht flas, për analfabetët juridikë, presidenti (me të cilin për shumë deklarime nuk jam i një mendjeje) ka shprehur vetëm pikëpamje politike apo edhe ka firmosur dekrete në favor të partive politike që ai parapëlqen ndofta? Pse more a nuk i lejohet njeriut të shprehë politikisht bindjet e veta politike, ndërkohë që nuk ka asnjë veprim juridik nga ana e tij, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën!

Ai i ka ndarë me mur pikëpamjet dhe parapëlqimet e veta politike nga veprimtaria e tij kushtetuese si President! Ai duhet lavdëruar për këtë.

Apo ta shkarkoni sepse në orarin e punës si President ndofta ka bërë deklarime të njëanëshme politike. Eshtë marrë me punë private. Poooo, kjo poooo, ka shkel kodin e punës, duke mos respektuar ndofta 8 orarëshin. Kjo akuzë mund të eci në Gjykatën Kushtetuese! Hahahahaha!

Ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cënonin vetë funksionin e tij!

Edhe unë do të doja një President as mish a peshk, por tjetër se çfarë dua unë, sepse nuk do të doja as edhe një kryeministër që në fushatë elektorale do të shkonte te qendrat ku veteranët çpoheshin në krah me vaksina për të marrë urimet e tyre. Por, kjo nuk vlen as për të shkarkuar Presidentin a për të shkarkuar kryeministrin. A sa për retorikë politike! Pooooo, shaj sa të duash! Futja kot!

Të këshilluara

Vidhet biznesi i Armand Dukës në Durrës

Një biznes në Durrës në pronësi të Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës ka rënë pre e vjedhjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë sasi të konsiderues...

20:47

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI