Flash

Detaje horror/ Ish-polici tentoi ti priste kokën gruas që vrau me kallash në mes të Elbasanit, e ndaloi i biri 15 vjeç

Lapsi.al 7 May 2021
Detaje horror/ Ish-polici tentoi ti priste kokën gruas që vrau me

Detaje horror dalin në dritë nga krimi i rëndë në Elbasan, ku ish-polici që vrau me kallashnikov gruan e tij, kishte tentuar ti priste dhe kokën por ishte penguar nga djali i tyre 15-vjeçar.

Viktima Liljana Bozo dhe Koço Bozo ishin në proces divorci, ndërsa dje kishin seancë gjyqësore, por autori nuk ishte paraqitur.

Sipas gazetares Doriana Bezat, pasi kishin mbaruar seancën, nëna, shoqëruar nga dy djemtë e saj, më i vogli 15, ishin përballur me Koçon në dalje të gjykatës. Ky i fundit pasi ka debatuar me gruan, ka hapur zjarr ndaj saj, duke e qëlluar me kallashnikov.

Por në një moment duket se arma ishte bllokuar, ndërsa 58-vjeçari, ish-punonjës policie, ka tentuar që t’i presë gruas kokën me thikë, por është ndalur nga i biri.

Mësohet se 15-vjeçari ka marrë armën dhe ka kërcënuar babain e tij, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë kalimtarët, dy prej të cilëve kanë mbetur të plagosur, por dhe një punonjës i sigurisë së gjykatës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI