Flash

Dalin FOTOT/ Ky është bosi turk i kriptomonedhës duke u fshehur në Shqipëri

Lapsi.al 7 May 2021
Dalin FOTOT/ Ky është bosi turk i kriptomonedhës duke u fshehur

Mediat turke kanë publikuar fotot e milionerit të kriptomonedhës turke Faruk Fatih Özer i cili është shpallur në kërkim dhe dyshohet se fshihet në Shqipëri. Në këto foto shihet Özer teksa kryen procedurat e “Check in” në një hotel në Tiranë.

Themeluesi i monedhës kripto Thodex, shoqërohet nga një person tjetër që e ka pritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Özer është arratisur me 108 milionë dollarë duke mashtruar 400 mijë njerëz. Në 18 prill ai mori dokumentet për shkak të problemeve të biznesit dhe mbërriti në Shqipëri.

Mediat turke shkruajnë se biznesmeni turk po fshihet në Shqipëri nga mafia, duke e bërë më të vështirë edhe identifikimin e vendndodhjes së tij. Ata deklarojnë se ai po mbrohet në këmbim të ryshfetit.

Fill pas ardhjes në Shqipëri, Özer u vendos në një hotel pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar 3 net, por se doli prej andej natën e dytë duke u fshehur në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

Më pas u transferua në një tjetër në një tjetër banesë në zonën e “Myslym Shyrit” ku sërish nuk ndenji gjatë dhe u strehua në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmët. Kontrolle po kryhen edhe në Fier e Vlorë pasi dyshohet se ai po përpiqet të arratiset me skaf në Itali. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vidhet biznesi i Armand Dukës në Durrës

Një biznes në Durrës në pronësi të Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës ka rënë pre e vjedhjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë sasi të konsiderues...

20:47

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI