Flash

Albin Kurti: Do përgatisim padi kundër Serbisë për gjenocid

Lapsi.al 7 May 2021
Albin Kurti: Do përgatisim padi kundër Serbisë për gjenocid

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid.

Kurti i bëri komentet në një mbledhje të Qeverisë të premten, ku u miratua edhe programi qeverisës 2021-2025.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha Kurti.

Për programin qeverisës, Kurti tha se paraqet vizionin e Qeverisë së tij përgjatë mandatit katërvjeçar dhe se ai do të rishikohet në çdo fillim viti financiar, përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.

“Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e administratës publike. Do të zbatojmë divrsifikimin e burimeve të energjisë, aseteve strategjike, ndërsa Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse. Do ta trajtojmë me prioritet mbrojtjen resurseve natyrore dhe të mjedisit dhe efiçencën e energjisë“, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Deri në fund të mandatit, ai u zotua se do të ketë angazhim për qasje në ujë të pijshëm dhe për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza.

“Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyçe dhe ndërtimin e aksit Prizren – Tetovë. Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon. Dhe, reforma e arsimit do të trajtohet me prioritet nga arsimi parashkollor”, tha Kurti.

Kurti ka marrë detyrën në mars, duke u zotuar se rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij.

“Për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka thënë më herët Kurti.

Ai ka premtuar një ekonomi ku, sipas tij, ka më shumë prodhim dhe eksport, më shumë punëtorë, më shumë kontrata të punës dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorit./REL

Të këshilluara

Vidhet biznesi i Armand Dukës në Durrës

Një biznes në Durrës në pronësi të Presidentit të FSHF-së, Armand Dukës ka rënë pre e vjedhjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë marrë sasi të konsiderues...

20:47

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI