Flash

Zanfina Ismaili mund të jetë duke iu rikthyer muzikës

Lapsi.al 6 May 2021
Zanfina Ismaili mund të jetë duke iu rikthyer muzikës

Zanfina Ismaili ka 3 vite që nuk është aspak aktive në muzikë dhe kënga e fundit që ka publikuar është “S’je ai mo”. Ndërkohë që të gjithë mendonim se kjo mund të ishte një pauzë, njësoj siç bëri edhe Adelina disa vite më parë, në fakt nuk ishte e tillë. E ftuar në emisionin “tetë a tetë” të motrës së saj, Zanfina zbuloi se ka marrë një vendim pa kthim pas.

Ajo tregoi se nuk do i rikthehet më muzikës dhe se kapitullin e saj të karrierës artistike e ka mbyllur përfundimisht. Zanfina tha se aktualisht po punon në dy profesione të ndryshme, por preferoi të tregonte se për çfarë bëhet fjalë.

Zanfina i është futur botës së medias njësoj si motra e saj e madhe, Adelina. Por në krahasim me Adelinën që është pjesë e ekranit, Zanfina ka zgjedhur të jetë më e fshehtë. Ajo ka nisur punë në një radio në Prishtinë, por nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë gjë.

Së fundmi, ajo i ka suprizuar të gjithë me postimin e fundit në Instagram teksa ka publikuar një foto ku shfaqet në një studio muzikore. Ajo duket mjaft e përqendruar ndërsa pranë saj shihen disa blloqe me shënime dhe kjo shton dyshimet se mos vallë bukuroshja po punon për t’u rikthyer në boën e muzikës.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Nick Kamen

Modeli dhe muzikanti i njohur, Nick Kamen ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. I lindur në Essex, ai u bë mjaft i njohur për paraqitjen e tij në një reklamë ...

16:27

Dua Lipa sërish në krye të listave

Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës dhe aktualisht një ndër artistet më të suksesshme. Së fundmi artistja ka shënuar një tjetër arritje të madhe në...

15:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI