Flash

Rama përpiqet të na mbushë mendjen: E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri

Lapsi.al 6 May 2021
Rama përpiqet të na mbushë mendjen: E pavërtetë që

Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në Firence ka theksuar se Turqia e presidenti Erdogan nuk kanë influencë në Shqipëri dhe se Turqia është pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së. Rama gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu siç Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.

“Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin. E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri. Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa. Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE”, tha Rama.

Kujtojmë se Turqia ndërtoi Spitalin Rajonal të Fierit në vendin tonë në një kohë rekord.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI