Flash

Lubonja: Shkarkimi i Presidentit forcon më shumë diktaturën e instaluar në Shqipëri

Lapsi.al 6 May 2021
Lubonja: Shkarkimi i Presidentit forcon më shumë diktaturën e

Analisti Fatos Lubonja thotë se shkarkimi i Presidentit Ilir Meta do të thellonte më shumë diktaturën, që sipas tij është instaluar në vend. Ai gjithashtu tha se Presidenti Meta ka reaguar, pasi është ndjerë i kërcënuar ndaj një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet.

“Unë mendoj që ka dy nivele ku bëhet ky debat, vlerësimi politik dhe ligjor. Unë them që në qoftë se me stabilizim kuptojmë një parti-shtet që kontrollon të gjitha institucionet, drejtësinë, policinë, Presidentin, ne do të kemi patjetër stabilitet, por do të jetë tepër i rrezikshëm për demokracinë.

Sipas mendimit tim u bë një sulm ndaj Presidentit në kohën që ka qenë Bamir Topi, nga Sali Berisha dhe Edi Rama, me ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës, për t’u fuqizuar këta. Ata bënë këtë luftë, e pasi mbaruan këtë luftë, do të fillonte lufta e bandave.

Sot kemi ardhur në momentin që banda më e fortë kontrollon gjithçka dhe i ka mbetur një pengesë që është Ilir Meta. Nëse më thoni që ka unitet këtu, mes atyre që janë me PS dhe ka një bashkëveprim dhe ka treguar shenjë uniteti kryeministri që i thotë opozitës hajde futuni tek partia ime, të kontrollojë edhe ata.

Demokracia nuk është unitet, është përballje forcash në koncepte të ndryshme. Presidenti ishte i fundit gur i dominosë, që ka mbajtur qëndrime në mbrojtje të opozitës dhe partisë së tij. Pse? Sepse ishte i kërcënuar, nga të gjitha të dhënat që krimi po plagoste njerëz dhe s’kishte veprim ndaj tij dhe ishte i mbrojtur nga të gjitha.

Ngjarja u deformua nga të gjitha, mediat, Prokuroria. Aty dilte që ishte bërë një krim elektoral dhe doli më mbrapa. Unë s’e konsideroj që është bërë pis Presidenca, ai ka ngritur zërin për opozitën. Nëse doni që Edi Rama të vendosi për gjithçka të bëhet edhe President, çdo të vijë më mbrapa?

Një president që nuk ngre asnjë zë ndaj PPP-ve. Kur unë shikoj një situatë që i gjithë ky parlament i ri të thotë hajde gjejmë një President që është simbol i unitetit, e do të sillet nga PS, kjo do të jetë thellimi më i tepërt i diktaturës” – tha Lubonja në Real Story. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI