Flash

Ende pa u divorcuar Bill Gates propozohet për martesë nga këngëtarja serbe

Lapsi.al 6 May 2021
Ende pa u divorcuar Bill Gates propozohet për martesë nga

Bill Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda janë divorcuar pas 27 vitesh martesë. Pasuria e tyre kap shifrën marramendëse prej 127 miliardë dollarësh. Dhe ky lajm duket se ka lumturuar jo pak femrat.

Madje, menjëherë pas ndajes, themeluesit të Microsoft i ka ardhur një propozim publik për martesë në llogarinë e tij në Instagram. Këngëtarja e njohur serbe Neda Ukraden, i bëri një koment në një nga postimet e tij në Instagram, duke i thënë atij me shaka se dëshiron të plaket me të.

Kujtojmë se lajmin e ndarjes e bëri të ditur vetë Bill Gates, i cili njoftoi ndarjen në nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë. Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive.

Ne vazhdojmë të ndajmë një besim në misionin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku në fondacion, por nuk besojmë më se mund të rritemi së bashku si çift në fazën e ardhshme të jetës sonë. Ne kërkojmë hapësirë ​​dhe privatësi për familjen tonë”, tha Bill Gates në këtë deklaratë të papritur.

Ky divorc, megjithëse mund të konsiderohet një nga më të shtrenjtit dhe më të kushtueshmit në histori, nuk është më i madhi. Ky titull i takon Jeff Bezos, themeluesit të Amazonës që ndau pasurinë prej 150 miliardë dollarësh me gruan e tij MacKenzie në vitin 2019 pasi u zbulua lidhja e tij me Lauren Sanchez.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Nick Kamen

Modeli dhe muzikanti i njohur, Nick Kamen ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. I lindur në Essex, ai u bë mjaft i njohur për paraqitjen e tij në një reklamë ...

16:27

Dua Lipa sërish në krye të listave

Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës dhe aktualisht një ndër artistet më të suksesshme. Së fundmi artistja ka shënuar një tjetër arritje të madhe në...

15:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI