Flash

Rama bën menjëherë ndryshime në qeveri/ Emrat që ikin dhe kush vjen

Lapsi.al 5 May 2021
Rama bën menjëherë ndryshime në qeveri/ Emrat që ikin

Pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Partia Socialiste u shpall fituese me 74 mandate, kryeministri Edi Rama ka vendur të bëjë disa lëvizje në kabinet.

Në vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, Bora Muzhaqit i është besuar detyra e zv.ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë  si dhe Dallëndyshe Bici që do të jetë zv.ministre e Mbrojtjes.

Muzhaqi ka zënë vendin e Aspasjana Kongos e cila është liruar nga kjo detyrë. Bici ka mbajtur detyren e kreut të IKMT. 

Kujtojmë se si Muzhaqi dhe Bici ishin të dy kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, të cilat nuk siguruan dot votat e mjaftueshme për të siguruar një vend në Parlament.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI