Flash

Kryetari i Athinës viziton Prishtinën: Mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën

Lapsi.al 5 May 2021
Kryetari i Athinës viziton Prishtinën: Mbështesim liberalizimin e

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, ku pas takimit, në një konferencë të përbashkët për media u tha se Greqia e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e Kosovës në BE.

Ahmeti tha se Bakoyannis do të qëndrojë në Prishtinë deri të premten, e që tha se do të shikohet mundësia se në cilat fusha do të bashkëpunojnë.

“Do të diskutojmë edhe për reformat në qytetet tona. Z. Bakoyannis ka jetuar për një periudhë të shkurtër kohore në Kosovë. Ashtu sikurse edhe shteti grek edhe Bakoyannis ka ofruar mbështetje për Kosovën, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Athinës, tha se do të jetë për vizitë në shumë vende dhe më pas do të shohin se si do të konkretizojnë bashkëpunimin.

“Greqia do të hapet për turizëm. U përmend që Greqia e përkrahë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin në BE”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI