Flash

Këngëtarja serbe: Krenare për origjinën shqiptare

Lapsi.al 5 May 2021
Këngëtarja serbe: Krenare për origjinën shqiptare

Këngëtarja Edita Aradinovic është një emër i njohur i muzikës në Serbi, mirëpo siç e kuptoni të gjithë që nga emri, ajo është shqiptare. Për herë të parë në një intervistë për “Abc e Pasdites”, ajo foli për origjinën e saj, të cilën e pranoi me krenari. Edita tregoi se është shqiptare dhe s’ka ndërmend ta mohojë aspak.Babai i saj është shqiptar, ndërsa e ëma egjiptiane. Ajo u shpreh e lumtur që për herë të parë dha një intervistë për Shqipërinë dhe se e ka nder.

Deri tani, Edita s’ka qenë asnjëherë në vendin tonë, mirëpo e ka në plan të vijë sa më shpejt, sapo të qetësohet situata e Covid-19.

“Unë kam lindur dhe jam rritur në Serbi dhe ka shumë shqiptarë që jetojnë në Serbi. Babai im ishte nga Kosova, Prishtina, ndërsa mamaja ime është gjysmë egjiptiane. Unë kam kënduar në Serbi në gjuhën serbe por kam miq të mirë nga Shqipëria, artistë dhe aktorë”, tha Edita.

A e ka problem pranimin e origjinës shqiptare? Aspak!

“Jo, nuk kisha ndonjë problem, të paktën deri më tani dhe shpresoj e besoj që nuk do të kem as në të ardhmen sepse unë jam një artiste në mendjen dhe në trurin tim. Njerëzit më duan dhe unë i dua”.- tregoi këngëtarja.

https://www.youtube.com/watch?v=-a5tL9ntUIM&feature=emb_title

Të këshilluara

Pirro Çako baba për herë të dytë

Një lajm i papritur ka ardhur ditën e sotme nga jeta private e kantautorit shumë shqiptar, Pirro Çako. Ai është bërë baba për herë të dytë pasi para pak javësh ...

11:57

Spice Girls drejt ribashkimit

Spice Girls po mendojnë për një vazhdim të filmit të tyre të vitit 1997, Spice World. Grupi me famë botërore që u nda në vitin 2000, flitet se i është drejtuar ...

10:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI