Flash

Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin e Kodit Penal ku duhet kërkuar leje te policia për të protestuar

Lapsi.al 5 May 2021
Gjykata Kushtetuese shfuqizon nenin e Kodit Penal ku duhet kërkuar leje te

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka vendosur të shfuqizojë nenin 262 të Kodit Penal që ndalon protestat të cilat nuk marrin më parë leje nga Policia e Shtetit.

Ky vendim ka ardhur pas një kërkese të dërguar nga Gjykata e Apelit Shkodër lidhur me këtë çështje.

"Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 04.05.2021 mori në shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh, çështjen me kërkues Gjykatën e Apelit Shkodër, me objekt: “Shfuqizimi i togfjalëshit “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, si i papajtueshëm me nenet 17, pika 1 dhe 47 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Në përfundim të shqyrtimit Gjykata Kushtetues Vendosi:

1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal. 3. Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij. 4. Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar." - thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Edhe pse qytetarët kanë të drejtë me ligj që të tubohen duke paraqitur thjesht një njoftim tek Policia e Shtetit, një gjë e tillë ishte ndaluar me nenin 262 të Kodit Penal.

Ndërkohë, tashmë Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë këtë nen ju qytetarët duhet të marrin leje në organet kompetente ose përndryshe dënohen me gjobë deri në një vit burgim.

Nga ana tjetër, Komiteti Teknik i Ekspertëve e ka lënë në fuqi ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona, në ambiente të hapura apo të mbyllura, edhe pse një gjë e tillë nuk respektohet në asnjë rast, madje as nga partitë politike në fushatë.

Por "viktimë" e këtyre kufizimeve duket se kanë rënë vetëm qytetarët që duan të protestojnë, duke u përballur me policinë e shtetit, madje edhe me shoqërime në komisariate.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI