Flash

FOTO/ 25-vjeçarja lind 9 fëmijë njëherësh duke vendosur rekord Guinness

Lapsi.al 5 May 2021
FOTO/ 25-vjeçarja lind 9 fëmijë njëherësh duke

Një 25-vjeçare nga Mali ka lindur 9 foshnje njëherësh, 2 më shumë sesa kishin zbuluar mjekët gjatë skanimeve. Halima Cisse lindi fëmijët në Marok. Qeveria e Malit e transferoi atje për një trajtim më të specializuar.

"Jam shumë i lumtur", - tha burri i saj për BBC duke shtuar: "Gruaja ime dhe foshnjet, 5 vajza dhe 4 djem janë mirë".

Më herët një grua që kishte lindur 8 foshnje në SHBA në vitin 2009 mbante Rekordin Botëror Guinness për më shumë fëmijë të lindur në një lindje të vetme.

9-njakë ka pasur edhe 2 herë të tjera, i pari i një gruaje në Australi në 1971 dhe një tjetër në Malajzi në 1999, por asnjë nga foshnjat nuk mbijetoi më shumë se disa ditë.

Rekordin e 8-njakëve e mban Nadya Suleman, fëmijët e të cilës janë rritur dhe tani janë 12 vjeç. Ajo i konceptoi ato përmes fekondimit in vitro. Çifti kishte më herët edhe një vajzë më të madhe. ©LAPSI.al

Three of the nonuplets born in Morocco to a Malian woman

A medic attending to one of the nonuplets in a clinic in Casablanca, Morocco

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI