Flash

Angelina Jolie: Kam kaluar periudha të errëta në jetën time

Lapsi.al 5 May 2021
Angelina Jolie: Kam kaluar periudha të errëta në jetën time

Aktorja Angelina Jolie ka folur së fundmi rreth filmit të saj më të ri ‘Those Who Wish Me Dead’.

 

Në një intervistë  për ‘Entertainment Tonight’, Angelina rrëfeu se roli i saj në film i ka kujtuar periudhën ku aktorja nuk ndihej mirë emocionalisht.Në film ajo luan rolin e një gruaje e cila pas një tragjedie në punë vuan nga depresioni por në fund gjen forcën për të përballuar cdo sfidë.“Të gjithë kemi patur periudha në jetën tonë kur ndihemi të lodhur dhe unë përjetova një periudhë të tillë.Kam patur pjesën time të gjërave që më bënë të ndihem…e dini, është e vështirë të flas shumë për këtë, por thjesht ndihesh e thyer.Kam kaluar shumë periudha të errëta në jetën time. Kur nëna ime ndërroi jetë nga kanceri në 2007. Ndihesh sikur dëshiron të fshihesh ose nuk je i sigurt se çfarë ka mbetur tek ty. Merrni një mundësi, unë do të inkurajoja cilindo që ta bënte këtë gjë.Ndoshta nuk jeni një aktor, por kjo nuk ka rëndësi. Shkoni diku, shikoni çfarë mund të bëni vetë. Vendoseni veten kundër elementëve ose provoni diçka që kurrë nuk e keni provuar dhe bëni përpjekje për të rizbuluar atë forcë që keni përbrenda, u shpreh aktorja.

Të këshilluara

Pirro Çako baba për herë të dytë

Një lajm i papritur ka ardhur ditën e sotme nga jeta private e kantautorit shumë shqiptar, Pirro Çako. Ai është bërë baba për herë të dytë pasi para pak javësh ...

11:57

Spice Girls drejt ribashkimit

Spice Girls po mendojnë për një vazhdim të filmit të tyre të vitit 1997, Spice World. Grupi me famë botërore që u nda në vitin 2000, flitet se i është drejtuar ...

10:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI