Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

68 vjeçarja nga Shkodra, 15 vjet në dyert e Gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 metra katrorë!

Lapsi.al 5 May 2021
68 vjeçarja nga Shkodra, 15 vjet në dyert e Gjykatës dhe

Një 68 vjeçare po endet prej 15 vitesh në dyert e gjykatës dhe hipotekës për të regjistruar 637 m² truall në afërsi të banesës.

Rexhina Hila ka 8 vendime gjykate, disa të formës së prerë dhe sërish Hipoteka nuk ia njeh këto vendime. Gjykata e Apelit Administrativ ka urdhëruar Kadastrën e Shkodrës t’ia regjistrojë, por këta të fundit nuk ia regjistrojnë, pasi pretendojnë se ka mbivendosje me disa banorë që ende nuk u është regjistruar dhe s’kanë marrë certifikata për pronat!

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua zonja Rexhina, e cila thotë se ka filluar gjyqet që në vitin 2006, ku kërkonte t’i regjistrohej një pronë prej 1200 metra katrorësh.

Në vitin 2008, Gjykata e Shkodrës ka vendosur ta njohë pronere për 1200 m2 dhe detyron Hipotekën t’ia regjistrojë. Apeli i Shkodrës dhe Gjykata e Lartë e lënë në fuqi këtë vendim. Më pas, në 2014, Gjykata e Shkodrës urdhëron ZVRPP të regjistrojë pronën e zonjës Rexhina. Çështja shkoi në Apel, që vendosi ta dërgonë çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Kjo gjykatë, në mars 2016, e riktheu në Shkodër, ku iu dha e drejtë sërish zonjës Rexhina. Çështja shkoi në vitin 2019 në Gjykatën e Apelit Administrativ. Kjo e fundit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, pra rëgjistrimin e 637 m2. Por, nga viti 2019, e deri në vitin 2021, Kadastra e Shkodrës ia ka refuzuar.

“Jam 68 vjeçe, e vetme po përballem për të regjistruar 637 metër katrorë. Kam regjistruar gjysmë dhe gjysmën tjetër më sorollasin. Kam 8 vendime gjyqësore, nga të tria shkallët po sërish më thonë jo. Nuk e di çfarë të bëj më, vetëm ju të Fiksit më ndihmoni. Ja kjo është prona, pas shtëpisë sime. Kam shkuar andej e këndej dhe do luftoj deri në fund. Gjykatat ma kanë dhënë, janë bërë 15 vjet gjyqe” thotë me lot në sy zonja.

Gazetarët shkojnë bashkë me Rexhinën në zyrën e Kadastrës në Shkodër. Drejtori dhe juristja pohojnë se e kanë trajtuar disa herë dhe ia kanë refuzuar regjistrimin me arsyetimin se ka sërish mbivendosje. Gazetarët e pyesin se me cilët persona ka mbivendosje dhe nëse këta persona e kanë regjistruar apo jo pronën. Juristja pohon se personat e tjerë nuk kanë marrë akoma certifikatë pronësie. Pyetjes se përse nuk zbatohen vendimet e gjykatave, pasi edhe ZVRPP ka qenë palë dhe nëse do ishte kundërshtime i bën në seancë, juristja thotë se ka sërish mbivendosje! Gazetarët i bëjnë me dije se është vendim i formës së prerë dhe personat e tjerë s’kanë certifikatë. Por, juristja dhe drejtori pohojnë se ky vendim është marrë nga kjo zyrë, nga paraardhësit e tyre, dhe tani është në “dorën” e zyrës qendrore. Në fund pohojnë se prioritet në regjistrim kanë vendimet, por sërish zonja Rexhina po endet në dyert e këtij institucioni prej shumë vitesh.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët pyesin përmbaruesin që është marrë me këtë çështje. Edhe ai ka ngelur i befasuar nga vendimmarrja e Kadastrës, ndërsa pohon se nuk e kupton përse nuk e zbatojnë. Ka bërë edhe një kallëzim penal për kadastrën, procedim që është i regjistruar në prokurorinë e Shkodrës për hetime./Tch

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI