Flash

52 të arrestuar/ Pakti i shqiptarit nga Vlora me nigerianët që mbushi me kanabis Italinë

Lapsi.al 5 May 2021
52 të arrestuar/ Pakti i shqiptarit nga Vlora me nigerianët që

Një pakt i madh midis një klani shqiptarësh nga Vlora dhe atyre nigerianë të lidhur me “Macet e Zeza” dhe grupin “Eiye”. Një pakt i hekurt, i blinduar, për të transportuar tonelata marijuanë nga Evropa Lindore dhe përmes Pulias për ta çuar atë në Romë dhe prej andej në sheshet e gjysmës së Italisë, nga Napoli në Brescia. Sipas prokurorëve italianë protagonistë janë dy drejtues të organizatave kriminale: Geraldo Bejaj dhe Sule Momodu, të dy në të 30-at, të panjohur për shumicën, por që sundonin në radhët e kësaj organizate të çuditshme që menaxhonte trafikun e drogës në Itali.

Hetimet

Njëri u thoshte njerëzve të tij: "3 kilogramë menjëherë". Dhe tjetri ia kthente pasi mori mesazhin përmes korrierëve të ndryshëm: "Nuk ka problem". Në këtë pakt nuk ka asnjë gjurmë të Cosa Nostra, Camorra ose 'Ndrangheta, por vetëm italianë. I tillë është njëri nga Roma, i papunë, por tek ai janë regjistruar 350 makina të cilat më pas u jepeshin shqiptarëve nëse u nevojiteshin për të transportuar drogën ose për të lëvizur lehtësisht, gjithmonë duke ndryshuar automjetet.

Në javët e fundit prokuroria e Romës e drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv/prokurores Nadia Plastina e cila koordinoi 2 vjet hetime firmosi 52 arrestime që i përkisnin paktit shqiptaro-nigerian, citon lapsi.al. Duke lexuar mijëra faqe përgjimesh, ndjekjesh dhe raportesh zbulohet se realizohej trafiku nga kjo marrëveshje e madhe. Përtej sekuestrimeve të bëra gjatë arrestimeve me një vlerë prej rreth 2 milion euro droge, dyshimi i gjyqtarëve është se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

E sigurt është se përmes kësaj marrëveshje Sule Momodu do të kishte menaxhuar furnizimin e qendrave tregtare jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli. Ndërsa shqiptari Bejaj do të ishte pika e kontaktit për dërgesat jo vetëm në Romë por edhe për ato në Venecia, Verona dhe Firence. Pas dy vitesh hetimesh, e njëjta prokurore vëren me habi unitetin e kësaj organizate e cila, megjithëse kaloi dhe veproi në territore simbol të mafies italiane, nuk duket se kishte pasur ndonjë kontakt me italianët të lidhur me krimin e organizuar.

Fushat e marihuanës

Ky hetim lindi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë. Nga andej janë shpërndarë rreth 1 ton marijuanë në të gjithë Italinë, por edhe jashtë saj (Gjermani, Austri dhe me të gjitha gjasat vendet e tjera fqinje evropiane).

Të gjithë të dyshuarit shqiptarë janë nga Vlora. Droga vjen nga deti me skafe ose me autobusë. Ka shirita me ngjyra të ndryshme për të dalluar sasinë dhe çmimi është i fiksuar 50 euro për çdo kilogram. Sipas hetuesve italianë lidhja e shqiptarëve me këtë klan nigerian është bërë nëpërmjet Bekim Fistit, krahu i djathtë i Sule Momodu. Ky i fundit ishte vënë nën përgjim dhe ka mesazhe të shumta drejt shqiptarëve ku u kërkon: "Tre kile menjëherë", "Katër kile menjëherë" dhe rrjeti vihej menjëherë në lëvizje.

Në krye të organizatës ishte Geraldo Bejaj që kishte organizuar edhe një samit me bosë të tjerë shqiptarë të trafikut në qendrën tregtare “Roma Est”, citon lapsi.al. Hetuesit thanë se kishin të bënin me “një strukturë të vërtetë hierarkike, e karakterizuar nga një organigramë shumë e veçantë”. Në dukje grupet funksionin të ndara, por ishin bashkë sa herë që kërkohej.

Në krye të secilit grup qëndronte një “bos”, një figurë mbizotëruese, i cili përveçse drejton grupin e tij, menaxhon marrëdhëniet me të tjerët. Kjo është hera e dytë që zbulohet një pakt mes shqiptarëve dhe nigerianëve pas atij të vitit 2010 kur u godit një rrjet i ngjashëm i shpërndarjes së kokainës në Romë. Me sa duket, lidhjet midis dy organizatave janë konsoliduar mirë dhe 10 vjet më vonë u zbulua edhe pakti për marihuanën.

Një kuriozitet: një italian i papunë, Marco Franceschi, ishte gjithashtu i përfshirë në organizatë. "Nga hetimet del se 382 automjete janë qarkulluar vetëm me emrin e tij". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI