Flash

Vlonjatët i hoqën PS-së 6700 vota, por rënia e LSI-së i shpëtoi mandatin

Lapsi.al 4 May 2021
Vlonjatët i hoqën PS-së 6700 vota, por rënia e LSI-së i

Partia Socialiste fitoi më pak vota se sa katër vjet më parë në Qarkun e Vlorës, ndërsa Partia Demokratike në opozitë arriti një nga rezultatet e veta më të mira, në qarkun tradicionalisht bastion socialist. Megjithatë, PS arriti të ruajë mandatin e tetë të vetin për shkak të rënies së LSI, e cila nuk arriti të fitojë deputet.

Në Vlorë, dy partitë e vogla që garuan në spektrin e djathtë, Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim morën së bashku rreth 2,600 vota, jo mjaftueshëm për të nxjerrë deputet, por mjaftueshëm për të hequr një deputet nga radhët e opozitës. Deputeti i fundit në qark u nda ne 7400 vota dhe u mor nga socialistët. Lëvizja për Ndryshim e ish-nënkryetares së PD-së Jozefina Topalli garoi në Vlorë me ish-deputetin e PDIU, Dashamir Tahiri ndërsa Bindja Demokratike garoi me ish-deputetin demokrat Ardian Kollozi.

Socialistët fituan 59 mijë vota, nga gati 66 mijë që kishin fituar më 2017 ndërsa demokratët fituan 32 mijë vota nga 23 mijë që kishin fitur katër vjet më parë. Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 6,200 vota, 6 mijë më pak se sa në 2017 dhe rreth 1,200 vota më pak nga sa i nevojiteshin për të fituar mandat.

Kryeministri Edi Rama ishte kandidati më i votuar në Vlorë sa i përket votave pëlqyese me 11 mijë vota, ndërsa Ministrja e Financave, Anila Denaj u pozicionua e dyta duke marrë 6400 vota pëlqyese. Denaj mposhti edhe Damian Gjiknurin, i cili ishte përgjegjësi për fushatën e PS në qark.

Nga demokratët, Bujar Leskaj ishte më i votuari me 5200 vota, pasuar nga Fation Veizaj me 3,500 vota dhe Ina Zhupa gjithashtu 3,500 vota.

Drejtori i minierës së bitumit të Selenicës, Gëzim Ademaj arriti të marrë gati 3,300 vota, më shumë se dy herë në krahasim me deputetin e katërt të PD-së, Arbi Agalliu. Pavarësisht kësaj, Ademaj nuk do të jetë deputet. Përveç Ademajt, edhe tre kandidatë të tjerë demokratë kanë marrë më shumë vota se sa Agalliu. Rreth 80% e votuesve të PD-së dhe 83% të PS-së hodhën votë pëlqyese për kandidatët për deputet, përveçse për partinë në këtë qark.

Rezultati final i zgjedhjeve i dha PS-së 8 mandate dhe PD-së 4 mandate, pothuajse i pandryshuar në krahasim me 2017 kur PD dhe LSI patën marrë sëbashku 4 mandate. Rezultati më i ngushtë mes palëve është shënuar në vitin 2009 kur PS dhe PBDNJ, në atë kohë në aleancë me PS, morën sëbashku shtatë mandate ndërsa PD dhe PDIU morën pesë mandate.

Vlora është edhe qarku me pjesëmarrjen absolutisht më të ulët në zgjedhje, pjesëmarrje që ra akoma më poshtë më 25 prill. Nga 318 mijë zgjedhës në listën e votuesve, vetëm 106 mijë u paraqitën në kutitë e votimit ndërsa nga këto, 4700 rezultuan vota të pavlefshme. Pjesëmarrja në Vlorë ra nga 36% në 33%. Gjatë katër viteve të fundit, numri i shtetasve me të drejtë vote është rritur me 10 mijë në qark dhe pavarësisht kësaj, në kutitë e votimit u paraqitën 4 mijë votues më pak se sa më 2017.

Tre nga dymbëdhjetë deputetët e Vlorës, dy nga PS dhe një nga PD janë gra, ose 23%. /BIRN

Të këshilluara

9 përfitimet shëndetësore që sjell orgazma

Është e sigurt që keni dëgjuar shpesh për përfitimet e orgazmës, por nëse keni nevojë të rifreskoni njohuritë tuaja në lidhje me këtë temë, vazhdoni të lexoni ...

22:45

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI