Flash

Rrezikon burgun/ Fermeri belg zhvendos gurin e kufirit me Francën... sepse i pengonte traktorin

Lapsi.al 4 May 2021
Rrezikon burgun/ Fermeri belg zhvendos gurin e kufirit me Francën... sepse

Një fermer në Belgjikë është bërë i famshëm pasi pa dashje ka zhvendosur gurin që ndan kufirin me Francën. Ngjarja u zbulua nga një dashamirës i historisë që ishte duke ecur në pyll kur vuri re se guri që shënonte kufirin midis dy vendeve ishte zhvendosur 2.29m në brendësi të Francës.

Fermeri belg, me sa duket i mërzitur nga guri që pengonte rrugën e traktorit të tij, e kishte zhvendosur atë brenda territorit francez. Në vend që të shkaktonte trazira ndërkombëtare, incidenti është pritur me buzëqeshje në të dy anët e kufirit.

“Ai e bëri Belgjikën më të madhe dhe Francën më të vogël, nuk është një ide e mirë. Unë u lumturova, qyteti im ishte më i madh”, - tha duke qeshur David Lavaux, kryetar i fshatit belg Erquelinnes, për kanalin televiziv Francez TF1.

"Ne duhet të jemi në gjendje të shmangim një luftë të re kufitare," - tha tha gjithashtu i qeshur kryetarja e fshatit fqinj francez, Aurélie Welonek.

Autoritetet lokale belge planifikojnë të kontaktojnë fermerin për t'i kërkuar atij që ta kthejë gurin në vendin e tij origjinal. Nëse kjo nuk ndodh, çështja mund të përfundojë në ministrinë e jashtme belge, e cila do të duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg që fle që nga viti 1930.

Lavaux vuri në dukje se fermeri mund të përballet me akuza penale nëse nuk kthen gurin atje ku ishte.

"Nëse ai tregon vullnet të mirë, nuk do të ketë ndonjë problem, ne do ta zgjidhim këtë çështje miqësisht”, - i tha ai faqes së lajmeve belge Sudinfo.

Kufiri midis Francës dhe Belgjikë shtrihet në 620 km. Ai u krijua zyrtarisht nën Traktatin e Kortrijk, nënshkruar në 1820 pas disfatës së Napoleonit në Waterloo, 5 vjet më parë. Guri i zhvendosur nga fermeri daton që nga viti 1819, kur kufiri u shënua për herë të parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasësi grek arrestohet në Shqipëri

Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur dhjetorin e kaluar në qytetin Kalyvia Thorikou në Greqi. Autori, një 32-vjeçar grek, kishte qëlluar për vd...

20:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI