Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Ndërtoi çezmë në vend të mirë për vajzën autike, gjobitet me 5 milionë lekë

Lapsi.al 4 May 2021
Ndërtoi çezmë në vend të mirë për

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Gjirokastër, institucion i cili i ka vendosur një gjobë prej 5 milionë lekësh të vjetra një personi që kishte ndërtuar një çesmë publike. Kosta Goxha kërkoi ndihmën e emisionit “Fiks Fare” se, vitin e kaluar, gjatë pandemisë ka rregulluar çesmën e besimtarëve në lagjen Kordhocë, si bamirësi për komunitetin dhe për vajzën e tij autike.

“Vitin e kaluar fillova të ndërtoj një çesmë për besimtarët e kësaj zone. Ne kemi festën e Ujit të Bekuar dhe i gjithë fshati jonë vinte në këtë vend, në Kordhocë. Është një ‘vend i mirë’ dhe më parë në këtë vend ka qenë vetëm një depo ujëmbledhëse. Unë e sistemova me gurë. Në fillim i preva disa metra më larg dhe më pas, me ndihmën e komunitetit, i ngjita deri këtu” thotë Kosta, ndërsa tregon edhe çesmën që është në një kodër, ku një pjesë e rrugës është shumë e keqe dhe me pjerrësi të madhe. “Më kanë dhënë para’ edhe banorët e kësaj lagje, pasi ishte për qellim të mirë. Unë e ndërtova për qetësinë e familjes sime. Kam një vajzë autike dhe e bëra për qëtësinë e familjes sime” vijon ai, ndërsa shton se më parë vendi ishte me baltë.

“Unë vetëm sa sistemova rrjedhën e ujit. E bëra të gjithën me krahë. Nga gurët, te tubët madje edhe te projekti. Të gjithin vetë. Por, një ditë më vijnë këtu policë bashkiakë, të rendit. Ata të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Sikur të kisha bërë ndonjë gjë. Më shoqëruan në polici, më mbajtën disa orë. Sikur të isha kriminel. Dhe tani më ka ardhur një shkresë nga IMT që më kanë vendosur një gjobë 5 milionë lekë të vjetra. Ku t’i gjejë këto para. Unë e ndërtova për qetësinë shpirtërore dhe për të lënë diçka pas. Madje, edhe gjatë pandemisë” thotë Kosta.

Pas ankesës, grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Jorgucat, në banesën e z.Kosta Goxha. Ai i tregon gazetarëve se vajzën 26 vjeçe e ka me aftësi të veçanta. Aq e veçantë është sa ka bërë me dhjetëra piktura. “Është autike dhe bën piktura. Në fillim bënte disa vizatime ndërsa tani vetëm piktura. I radhit dhe i sistemon gjërat e saj. I kemi vendosur kudo të gjitha pikturat. Jemi me fat që e kemi. Përpos problemeve, na ka bërë njerëz më të mirë. Djali e kuptoi këtë aftësi. Ajo nuk flet dhe bën piktura. Unë çesmën për këtë e bëra. Për qetësinë e familjes sime. Asnjë gjë më shumë” thotë Kosta.

Fiksi bisedoi me kryeplakun e Jorgucatit, i cili tha se është një familje në nevojë. “I gjithë ai komunitet ka një ditë të veçantë ku festojmë për Ujin e Bekuar. Shkojnë në Kordhoc dhe Kosta e ribëri çesmën. E rregulloi rrjedhën e ujit. Të gjithë ne e dimë se e bëri për qetësinë e tij. Për vajzën. E ndihmuan edhe të tjerët me ndihma. Po i kanë vënë 5 milionë lekë gjobë. Ku ti gjejë ai” thotë kryetari i fshatit.

Fiks Fare bisedoi edhe me ish-kryeinspektorin e IMT-së, Bexhet Baxhella. Ai thotë se është në dijeni të problemeve sociale të z.Goxha, por e ka vendosur sipas ligjit pasi atje ishte vendosur tulla dhe llaç. Gazetarët e pyesin se për ndërtimin e asaj çesme kanë kontribuar të gjithë. Madje, edhe punëtorë të tjerë. Ai pohon se, me aq informacion sa ka arritur të mbledhë, ka rezultuar se z.Goxha ka qenë investitor. Dhe të tjerët e kanë ndihmuar. Fiksi e pyet se ku e mori këtë informacion, ndërsa na thotë se për atë ndërtim është lajmëruar nga policia bashkiake dhe lokale dhe ka vepruar konform ligjit. Në fund, Fiks Fare e pyet se çfarë do të ndodhë me çesmën dhe a do të prishet pasi është “ndërtim pa leje”? Z.Bexhet përgjigjet se nuk do të prishet “nuk parashikohet në ligj, ai ndërtim do të konfiskohet në favor të bashkisë!”./tch

Të këshilluara

Vrasësi grek arrestohet në Shqipëri

Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur dhjetorin e kaluar në qytetin Kalyvia Thorikou në Greqi. Autori, një 32-vjeçar grek, kishte qëlluar për vd...

20:10

Ekzekutohet një shtetas amerikan në Beograd

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në bashkëpunim me policët e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, tre persona u arrestuan nën ...

18:31

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI