Flash

Dua Lipa në krye të të gjithve

Lapsi.al 4 May 2021
Dua Lipa në krye të të gjithve

Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës dhe aktualisht një ndër artistet më të suksesshme. Së fundmi artistja ka shënuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj, duke shtuar disa çmime të tjera në listën e gjatë.

Dua ka fituar plot 3 çmime mjaft të rëndësishme në “Global Awards 2021” . Për shkak të masave kundër Covid-19, ky event nuk u mbajt në një sallë, por fituesit u shpallën online. Dua rrëmbeu çmimet kryesore si: “Best Female”, “Best British Act” dhe “Most Played Song of the Year”. Dua Lipa është artistja e parë e të gjitha kohërave që ka fituar kaq shumë çmime në këtë event, me një total prej 6 çmimesh.

Disa ditë më parë, artistja me origjinë shqiptare u nominua në 4 kategori në “Billboard Music Awards 2021” (“100 artistët më të mirë”, “Kënga më e mirë radio”, “Artistja me këngën më të mirë në radio”, “Artistja më e mirë femër”).

Një ndër arritjet e tjera më të mëdha të Dua Lipës ka qenë edhe albumi ”Future Nostalgia”, i cili edhe pse u publikua në një periudhë aspak të lehtë për të gjithë botën, atë të pandemisë, i dha artistes një sukses të padiskutueshëm. Ky album vijon të pëlqehet shumë dhe këtë e ka treguar Dua përmes një postimi në rrjetet sociale. “Future Nostalgia” ka arritur të renditet në vendin e dytë si më i dëgjuari në mbarë botën. Në këtë mënyrë, Dua ka lënë pas albumin e suksesshëm “After Hours” të artistit kanadez, The Weekend.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI