Flash

Dokumentarët mbi jetën e Britney Spears, zhgënjejnë këngëtaren

Lapsi.al 4 May 2021
Dokumentarët mbi jetën e Britney Spears, zhgënjejnë

“New York Times” publikoi së fundmi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Dokumentari trajtonte jetën e këngëtares nga fama, problemet me drogën dhe marrëdhëniet e ndryshme, e deri te kujdestaria e të atit, Jamie Spears. Bota u shokua nga fakti që në moshën 26 vjeçare, Spears ishte vendosur nën një kontroll që zakonisht i vendoset të moshuarve ose personave të paaftë fizikisht ose mendërisht për të marrë vendime.

Pavarësisht kontrollit të madh për të cilin s’dinte gjë askush, Britney ia doli të kishte një karrierë të shkëlqyer dhe të performonte me sukses në shumë turne. Gjithashtu, këngët e saj kanë qenë prej kohësh më të pëlqyerat.

Ky nuk është dokumentari i parë i publikuar për këngëtaren, mirëpo askush s’ia ka qëlluar si duhet të analizojë jetën e saj. Të paktën kështu thotë Britney. Këngëtarja ka rrëfyer se ajo është zhgënjyer nga dokumentarët që ka parë për të.

“Ata kritikojnë median dhe pastaj bëjnë të njëjtën gjë si ato. Pavarësisht faktit që kam kaluar shumë kohë të vështira në jetë, kam kaluar edhe periudha të mrekullueshme, por fatkeqësisht bota është më e fokusuar tek aspektet negative.”- ka rrëfyer ajo.

Të këshilluara

Dua Lipa në krye të të gjithve

Dua Lipa është një nga emrat më në zë të muzikës dhe aktualisht një ndër artistet më të suksesshme. Së fundmi artistja ka shënuar një tjetër arritje të madhe në...

12:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI