Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Marku dhe Gjekmarkaj i kërkuan Bashës të nisë protestat, kreu i PD zbulon planin

Lapsi.al 4 May 2021
Marku dhe Gjekmarkaj i kërkuan Bashës të nisë protestat,

Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kandidatët për deputetë të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit. Në takim ishin edhe kandidatët fitues edhe ata që nuk mundën të sigurojnë një mandat.

Burime nga takimi bëjnë deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku ka kërkuar në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura që të nisin protestat popullore. Kjo është mbështetur edhe nga kolegu i tij Agron Gjekmarkaj.

“Protestat mbeten alternative. Do të luftojmë kudo, në rrugë, në Parlament. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës janë shërbyes të Edi Ramës. Nuk do t’i njohim zgjedhjet, por do të jemi në Parlament”, - është shprehur Marku.

Basha nuk është distancuar nga ky skenar, por nuk ka dhënë një vendim përfundimtar se çdo të ndodhë. Kryedemokrati ka deklaruar se fillimisht duhet të përfundojnë procesin e mbledhjes së provave për të faktuar sipas tij masakrën zgjedhore dhe më pas do të flasin me forumet për hapat e ardhshëm, duke nënkuptuar hyrjen në parlament apo edhe çështjen e kryetarit.

“Ne duhet të përfundojmë gjithë procesin e mbledhjeve te fakteve për masakrën elektorale në lidhje me zgjedhjet dhe pastaj do të flasim me forumet përkatëse për hapat e ardhshëm,” - ka thënë Basha.

Mbledhja në selinë blu ka zgjatur më shumë se një orë. Ky takim ishte orientues, ku Basha i ka udhëzuar demokratët se si duhet të vijojnë betejën politike. Basha mësohet se u është drejtuar kandidatëve me fjalët se lufta do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare.

“Pavarësisht vjedhjes më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë të kryer nga Rama-Doshi, ne sollëm një arritje të madhe për partinë tonë dhe për vendin tonë. Ne, pa hequr dorë nga vlerat tona, u bëmë më të fortë kudo.

Tani do të luftojmë me të gjitha fuqinë tonë derisa në fitore. Fushata jonë nuk ka mbaruar, ajo vazhdon me energji maksimale. Unë do takoj njerëzit në terren, për t’i falënderuar, për të biseduar me ta, për t’i dëgjuar, duke ju kërkoj që edhe ju të bëni të njëjtën gjë në ditët në vijim. Së bashku do të fitojmë!” – mësohet të ketë thënë Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasësi grek arrestohet në Shqipëri

Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur dhjetorin e kaluar në qytetin Kalyvia Thorikou në Greqi. Autori, një 32-vjeçar grek, kishte qëlluar për vd...

20:10

Ekzekutohet një shtetas amerikan në Beograd

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, në bashkëpunim me policët e Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë, tre persona u arrestuan nën ...

18:31

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI