Flash

Çfarë po ndodh në PD/ Mediu flet pas takimit urgjent me Bashën

Lapsi.al 4 May 2021
Çfarë po ndodh në PD/ Mediu flet pas takimit urgjent me

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po vijon konsultimet edhe me aleatët për hapat që do të ndjekë opozita pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve. Për këtë Basha takoi mbrëmjen e së martës kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu. Ky i fundit dha detaje për mediat pas bisedës.

“Jemi në një angazhim të përbashkët. Ishte një diskutim që bëmë për procesin e manipulimit të zgjedhjeve ku secili nga ne është i involvuar. Ajo që ka humbur sot është Shqipëria. Ka fituar një regjim i korruptuar që ka shpërbërë shtetin, vlerat dhe traditat e kësaj shoqërie dhe ka goditur vlerat e individit.

Unë nuk njoh asnjë manipulim qoftë edhe të një vote të vetme. Kur të dalë rezultati i asaj që ka ndodhur në Shqipëri do të ketë një qëndrim në lidhje me këtë çështje. Jemi në proces të këtij manipulimi të madh që ka ndodhur” – tha Mediu. Më herët Basha thirri deputetët e zgjedhur dhe ata që nuk mundën të merrnin një mandat në 25 prill. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasësi grek arrestohet në Shqipëri

Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur dhjetorin e kaluar në qytetin Kalyvia Thorikou në Greqi. Autori, një 32-vjeçar grek, kishte qëlluar për vd...

20:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI