Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Vettingu/ KPK u bind nga provat e “tërthorta” të gjyqtares Flora Hajredinaj

Lapsi.al 3 May 2021
Vettingu/ KPK u bind nga provat e “tërthorta” të gjyqtares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka vlerësuar të mjaftueshme deklarimet vjetore të gjyqtares Flora Hajredinaj dhe deklaratat e personave të ndryshëm mbi egzistencën e një marrëdhënie qiraje të paprovuar me dokumentacion ligjor, prej nga janë përfituar një pjesë të ardhurave që kanë shërbyer për krijimin e një vlere në shumën 40 mijë euro që babai i bashkëshortit u ka dhuruar – vlerë e cila ka shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Nga Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konfirmoi në detyrë më 16 tetor 2020, gjyqtaren Flora Hajredinaj të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi përmbysi rezultatet paraprake të hetimit administrativ për mungesë burimesh për krijimin e pasurisë, si dhe një raport negativ të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI nuk ka gjetur probleme në deklarimin e pasurisë të kryer nga gjyqtarja Hajredinaj.

Ndërkohë, nga hetimi paraprak i KPK është konstatuar fillimisht një balancë negative në shumën 4 milionë e 975 mijë lekë, pasi është konsideruar i paprovuar burimi i një dhurimi të kryer nga vjehrri në shumën 40 mijë euro. Ky konstatim paraprak është ndryshuar më pas nga Komisioni që i ka vlerësuar bindëse shpjegimet dhe dokumentet e depozituara prej subjektit të rivlerësimit për dhurimin e vlerës 40 mijë, edhe pse cilësohen si prova “të tërthorta”.

Komisioni vlerëson të pabazuar raportin e dytë të DSIK-së, ku ngrihen dyshime se ka favorizuar kundrejt mitës disa persona në proceset gjyqësore dhe se sekser ka qenë bashkëshorti i saj. Gjithashtu, KPK vlerëson jopenalizues edhe mosdeklarimin e mosdhënies së vizës së vizitorit nga Ambasada Amerikane, në janar të vitit 2009.

Vlerësimi i KPK është gjetur i drejtë edhe nga Komisioneri Publik, që njoftoi më 30 prill mosankimin e vendimit.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka një karrierë prej dy dekadash në sistemin e drejtësisë, ku ka punuar fillimisht si gjyqtare në Dibër dhe prej vitit 2003 në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda. Me shkrirjen e kësaj gjykate si rrjedhojë e reformës në drejtësi, Hajradinaj kaloi te Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Trupi gjykues që kreu rivlerësimin për gjyqtaren Hajredinaj kryesohej nga Brunilda Bekteshi, mr erelator Olsi Komicin dhe anëtare Firdes Shulin.

Burime të ligjshme me prova “të tërthorta”

Mungesa financiare për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 119.56 m2 në Tiranë në gusht të vitit 2006 për çmimin 81 mijë euro, është konstatuar fillimisht nga Komisioni, pasi nuk është konsideruar si i ligjshëm një prej burimeve të deklaruara nga Hajredinaj, shuma 40 mijë euro e dhuruar nga babai i bashkëshortit në vitin 2005 pasi u shkëputën nga trungu familjar.

Hajredinaj ka depozituar në Komision një deklaratë noteriale të vjehrrit të vitit 2016, ku ai shprehet se shuma 40 mijë euro është kursyer bashkërisht dhe përbëhet nga pensionet e tyre; pagat e subjektit të rivlerësimit dhe bashkëshortit të saj; të ardhurat e dy djemve nga emigracioni dhe qiratë e dy dyqaneve në qytetin Bajram Currit prej vitit 1995 e në vazhdim.

Në analizën paraprake, Komisioni ka konstatuar se vjehrri dhe vjehrra nuk kanë pasur mundësi të kursenin nga pensionet e tyre; se për të ardhurat e kunetëve nga emigracioni nuk janë depozituar dokumente dhe në analizën financiare fillestare janë përfshirë vetëm të ardhurat e subjektit në vlerën 1 milion e 885 mijë lekë dhe të bashkëshortit në shumën 300 mijë lekë, prej nga balanca negative ka rezultuar 2 milionë e 715 mijë lekë.

Pasi është njohur me shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej gjyqtares Hajredinaj, Komisioni është bindur dhe rendit në vendimin e arsyetuar argumentet që kanë çuar në vlerësimin se shuma 40 mijë euro është krijuar me burime të ligjshme.

Sipas KPK, dy dyqanet e dhëna me qira janë pasuri të paluajtshme që përdoren dhe janë përdorur vetëm për aktivitet tregtar dhe se ky fakt provohet nga kontratat e blerjes së lokaleve në vitin1993 nga bashkëshorti i subjektit, K.H., i cili ka qenë i regjistruar si person juridik privat në prill të vitit 1992.

Në arsyetimin ligjor të KPK evidentohet se Hajredinaj nuk ka qenë përfituesi i drejtpërdrejtë i vlerave të qirasë, pasi këto të ardhura janë përfituar dhe administruar nga babai i bashkëshortit, nën cilësinë e kryefamiljarit.

Sipas trupit gjykues, duke qenë se subjekti i rivlerësimit me bashkëshortin dhe djalin jetonin në një familje të përbashkët me vjehrrin, vjehrrën dhe dy vëllezërit e bashkëshortit – në këto familje të mëdha njihej zakoni dhe tradita që i pari i familjes drejtonte administronte dhe investonte të gjitha pasuritë e familjes sipas nevojës së anëtarëve të saj.

“Kjo lloj marrëdhënieje njihet dhe nga e drejta zakonore shqiptare si një nga burimet e së drejtës, si e drejtë popullore e pashkruar, e transmetuar brez pas brezi nga tradita gojore që ka shërbyer për rregullimin e marrëdhënieve juridike gjatë shekujve në vendin tonë”, argumenton trupi gjykues.

Në vendim thuhet se vjehrri i gjyqtares Hajredinaj dhe qiramarrësi B.K. kanë pasur të lidhur një marrëdhënie qiraje të paformalizuar me një kontratë noteriale, por që sipas KPK, njihet si një format i parashikuar nga dispozitat e Kodit Civil.

“[…]marrëdhënia e qirasë ndërmjet qiramarrësit B.K. dhe qiradhënësit T.H. provohet me prova dhe burime të tërthorta”, vlerëson trupi gjykues. Si prova për këtë konstatim, Komisioni rendit deklaratat noteriale të personave të ndryshëm si; ish-punonjës në aktivitetin e qiramarrësit B.K.; të bashkëpunëtorëve të tij në tregti; si dhe të tregtarëve fqinj.

Në vendim thuhet se me këto deklarata konfirmohet fakti se lokalet në pronësi të vjehrrit të subjektit që nga viti 1995 i ka marrë me qira shtetasi B.K., i cili ushtron aktivitet tregtar deri më sot.

“Ushtrimi i aktivitetit tregtar nga shtetasi B.K. provohet edhe nga vërtetimi i sigurimeve shoqërore se ky shtetas nuk rezulton të ketë qenë i punësuar në ndërmarrje shtetërore për periudhën 1994 – 2010”, vlerëson më tej Komisioni. Gjithashtu, konstatohet se Hajredinaj e ka deklaruar rregullisht këtë marrdhënie qiraje dhe vlerat e përfituara.

Referuar legjislacionit për pagesën e detyrimeve tatimore, Komisioni çmon se është qiramarrësi ai që ka ka detyrimin për të paguar tatimin në burim. Ky fakt është pranuar edhe vetë qiramarrësi me anë të një deklarate noteriale të vitit 2017, i cili ka shtuar se për këtë arsye pagesa neto e qirasë është bërë gjithmonë në shumën 27 mijë lekë në muaj, duke u mbajtur pjesa e tatimit në burim.

Trupi gjykues sjell në vëmendje se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë në marrëdhënie direkte qiradhënie-qiramarrje me shtetasin B.K.; nuk ka qenë pronare e dy lokaleve; si dhe nuk ka qenë pjesëtare e familjes Hajredinaj në vitin 1995 kur është lidhur marrëdhënia e qirasë.

“[…]nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi ligjore për mospagimin e detyrimeve tatimore që me ligj i takojnë për t’u paguar nga qiramarrësi[…]”, thuhet në vendim dhe sqarohet se qiramarrësi ka paguar në nëntor të vitit 2019 tatimin mbi të ardhurat e përfituara nga qiraja.

Duke ju referuar gërmës “b” të pikës 1 të nenit 49 të ligjit për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni vlerëson se, deklaratat e subjektit dhe të dëshmitarëve marrin vlerë provuese të rëndësishme, pasi janë gjetur në mbështetje dhe të harmonizuara me të dhënat e tjera të paraqitura gjatë procesit dhe arrin në përfundimin se të ardhurat e përfituara nga qiraja janë të ligjshme.

Komisioni thotë se ka llogaritur të ardhurën neto të përfituar nga qiraja për çdo vit sipas legjislacionit tatimor në fuqi në lidhje me normën e tatimit, që deri më datë 30 prill 2005 kanë rezultuar në vlerën prej 3 milionë e 325 mijë lekë. Sipas KPK, kjo vlerë së bashku me kursimet nga pagat plotësojnë shumën e dhuruar prej 40 mijë euro./ BIRN

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI