Flash

Tërmeti godet Lushnjen

Tërmet në Lushnje. Lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 3.4 rihter dhe është ndier rreth orës 15:56 të kësaj ...

16:29

Euro prek një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun nuk po e ndal rënien as këtë javë dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas ku...

16:16

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Prestigjozja austriake e quan lojtar pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, Rama i përgjigjet: Turp!

Lapsi.al 3 May 2021
Prestigjozja austriake e quan lojtar pro ndryshimit të kufijve

Edi Rama nuk e priti mirë shkrimin e gazetës austriake Der Standardat, në të cilin për atë thuhet se kishte parë një dokument të fshehtë jo-formal (non-paper) europian që propozonte ndryshimet e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se ai me Vuçiçin miratuan vizatimin e kufijve të rinj përgjatë vijave entike.

Rama e quan të turpshëm shkrimin (kliko këtu për shkrimin origjinal)dhe Der Standardat-in një përhapës të lajmeve të rreme.

"@derStandardat Çfarë zhgënjimi të shohësh një gazetë me kaq reputacion të lartë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme!

Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë ndryshim të kufijve etnikë midis Serbisë & Kosovës! # Turpëruese." - shkroi Rama në Tëitter.

Përgënjështrimi i Ramës vjen në përgjigje të një shkrimi të datës 27 prill, ku gazeta prestigjoze austriake theksonte se “Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha mediave në Shqipëri se ai e kishte parë "non-paper" dhe hartën me ndryshimet e propozuara të kufirit. Vetë Rama, së bashku me Vuçiç dhe lobistë, miratuan vizatimin e kufijve përgjatë vijave etnike midis Kosovës dhe Serbisë tre vjet më parë”. 

Çfarë janë "non paper" dhe si përfshihet Rama 

“Non-paper”, në gjuhën e institucioneve evropiane është një dokument jo-formal që ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, veçanërisht në Këshillin e Ministrave. "Non-papers" përdoren në mënyrë që të kërkohet marrëveshja për ndonjë çështje të kontestuar në BE.

Në media janë publikuar dy dokumente të pretenduara se janë “non-paper” të BE-së, në të cilat flitet për qasje të ndryshme për zgjidhjen e kontestit Kosovë-Serbi. Njëra mban datën 15 prill, tjetra 27 prill.

“Non-paperi” i parë, i datës 15 prill, pretendohet të jetë i kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, i dërguar për çështjen për Këshillin e Evropës. "Non-paperi" përmban çka mund të quhet si propozimi për ricaktimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, si një mënyrë për të zgjidhur problemin territorial ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit.

(Në foto: kryeministri slloven, Janez Jansha) 

Kryeministri i Sllovenisë nuk vonoi ti hidhte poshtë këto pretendime. Edhe zyrtarë të lartë të BE-së bënë të njëjtën gjë.

Më 27 prill, "Koha Ditorë" në Kosovë dhe disa media të tjera kanë publikuar një “non-paper” tjetër.

Në këtë dokument jo-formal, i cili është pretenduar të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, flitet për themelimin e të ashtuquajturit “distriktit autonom të Kosovës së Veriut” dhe për njohjen e integritetit dhe sovranitetit territorial mes Kosovës dhe Serbisë. Thënë ndryshe një njohje e ndërsjellë mes dy shteteve.

Gjermania gjithashtu e hodhi poshtë vërtetësinë e këtij “non-paperi".

Të enjten, pas takimit me kryeministrin kosovar Albin Kurti, në Bruksel, i pyetur lidhur me këto dokumente, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se ai nuk punon me "non paper" dhe i quajti aot "dokumente fantazmë". 

Serbët, pala që i intereson 

Pavarësisht se këto "non-papers" u hodhën poshtë nga çdokush i përmendur në shkrime, Aleksandër Vuçiç ndjek një tjetër linjë.

Më 27 prill, Presidenti i Serbisë tha se “non-paper” i publikuar nga mediat në Prishtinë, është bërë nga dikush që është “shumë shumë i mençur”.  

“Ka gjëra të cilat do iu kishin pëlqyer serbëve, por aty është edhe një gjë, të pranohet pavarësia e Kosovës, e që është shumë e keqe për serbët”, deklaroi Vuçiç gjatë një vizitë në jug të Serbisë, duke shtuar spekulimet pasi tha edhe se publikimi nuk është bërë pa arsye.

Presidenti serb deklaroi se për Serbinë është e papranueshme njohja e pavarësisë së Kosovës, por megjithatë, tha se do t’i analizojë porositë për palën serbe dhe palën Kosovare. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI