Flash

Mark Marku: Zgjedhjet u vodhën, do ketë revoltë së shpejti

Lapsi.al 3 May 2021
Mark Marku: Zgjedhjet u vodhën, do ketë revoltë së shpejti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës thotë se opozita nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit për shkak të manipulimeve të shumta.

Në “Opinion” ai konfirmoi lajmet se edhe Lulzim Basha do të mbajë të njëjtin qëndrim dhe se po mblidhen sa më shumë prova për ta faktuar këtë akuzë.

Marku bëri edhe një deklaratë të fortë se do të ketë revolta në vend.

“Askush nuk do t’i lejojë më këta të vjedhin. Këta do të nxirren me forcë jashtë nga zyrat. Çfarë ndodh kur nuk u lejon njerëzve të votojnë? Ka revoltë dhe revoltë do të ketë. Kur? Shumë shpejt” – tha Marku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI