Flash

LSI: Do nxjerrim fakte tronditëse për masakrën elektorale të 25 prillit

Lapsi.al 3 May 2021
LSI: Do nxjerrim fakte tronditëse për masakrën elektorale të

Lëvizja Socialiste për Integrim ka publikuar një video sot për të treguar se çfarë ka ndodhur në KZAZ-në 31 gjatë numërimit të votave.

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho tha se kjo video tregon qartë për shkeljen e ligjit dhe sipas Kodit Zgjedhor asnjë numërues nuk duhet të disponojë stilolaps gjatë procesit të numërimit dhe jo më ta përdorë atë për të cenuar vullnetin e qytetarëve.

Ajo theksoi se LSI ka ngritur një grup ekspertësh për të verifikuar 83 mijë votat e pavlefshme që kanë dalë në të gjithë vendin dhe se ditët në vijim do t’i paraqesin opinionit publik, “fakte të tjera tronditëse që do të hedhin dritë mbi masakrën elektorale të 25 prillit të vënë në zbatim nga rilindja”.

“LSI më 29 prill ka depozituar në organet e drejtësisë një kallëzim penal për një nga drejtoreshat e Rilindjes njëkohësisht dhe pjesë e shtabit elektoral të Partisë Socialiste në njësinë numër një. Zonja në fjalë ka konsumuar veprat penale 326 të Kodit Penal ‘Falsifikim i dokumenteve, rezultateve të zgjedhjeve’ dhe 326/A ‘Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore’.

Beteja jonë do të vazhdojë çdo ditë, pasi procesi nuk ka përfunduar ende. Ne nuk do ndalojmë deri në numërimin dhe rinumërimin e çdo vote të vlefshme, në respekt të vullnetit të çdo votuesi” – tha Xhixho. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI