Flash

Grida Duma: 3 banda të Kavajës erdhën me ofertë te ne para zgjedhjeve

Lapsi.al 3 May 2021
Grida Duma: 3 banda të Kavajës erdhën me ofertë te ne para

Grida Duma, kandidatja për deputete në listën e Partisë Demokratike në Tiranë ka treguar publikisht se para zgjedhjeve ka pasur oferta nga 3 banda.

E ftuar në “Open”, Duma tha se në këmbim të mbështetjes së tyre bandat u kanë kërkuar Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë. Kandidatja për deputete tha se Basha është së ai ka thënë direkt ‘Jo’, duke mos u tunduar nga ofertat.

“Kemi pasur oferta nga 3 banda të ndryshme sapo unë kam shkuar në Kavajë. Na është thënë: “Do vijmë me ju sepse pushteti është me ju. Do bëhemi me ju, por ne duam Hipotekën dhe nënkryetarin e Bashkisë”.

Ajo që do të them unë për të disatën herë është një ‘JO’. Ajo që do të vlerësoj unë tek zoti Basha, tek ai njeri, është që kur unë i kam thënë “ka ardhur filani e fistëku, kërkon këtë e atë”.

Dhe me një tundje dore më ka thënë ‘Jo’. Dhe ne këto ua kemi dërguar edhe ndërkombëtarëve se si po veprohet dhe ç’po bëjnë. Nuk kam pasur asnjëherë tundime, as në Durrës e as në Kavajë,” - tha Duma. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI