Flash

Çfarë ka ndryshuar në fytyrën e Zac Effron

Lapsi.al 3 May 2021
Çfarë ka ndryshuar në fytyrën e Zac Effron

Zac Efron u bë kryefjala e mediave pas një videoje që shokoi gjithë botën. Aktori shfaqej më i fryrë në fytyrë se zakonisht dhe kështu lindën dyshimet se ai mund të ketë bërë ndërhyrje në fytyrë. Mollëzat e aktorit dukeshin më të dala, buzët të fryra dhe nofulla ndryshe.

Më lidhje me këtë ndryshim të tij ka pasur reagme të shumta dhe më në fund dikush ka folur hapur e ka treguar si është e vërteta. Miku më i mirë i Efron, Kyle Sandilands ka shuar debatin duke thënë se nuk ka asnjë mundësi që ylli i “Baywatch” të ketë bërë ndërhyrje fshehurazi.

“Unë do ta dija nëse do të kishte bërë ndonjë operacion plastik”, tha ai gjatë një interviste.

Gjithashtu Sandilands ka konfirmuar se Zac Efron i ka dhënë fund lidhjes me Vanessa Valladares.Dyshja nuk kanë folur ende në lidhje me këtë çështje, duke qenë se jetën private preferojnë ta mbajnë gjithmonë larg vëmendjes së publikut.

Ndërkohë sa i përket ndryshimeve në fytyrë të Zac, një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur me fytyrën e aktorit. Mjeku ka xhiruar një video dhe ka treguar se çfarë mendon ai se mund të ketë ndodhur me aktorin e famshëm.

“Të gjithë po flasin për Zac Efron dhe sa e çuditshme duket pamja e tij. Ai ka bërë operacion plastik për të rimodeluar nofullën? Botox? Fillers? Nuk mendoj kështu! Në fakt unë mendoj se ai ka bërë një operacion dentar, jo operacion plastik. Kjo është arsyeja pse ai është i fryrë në këto zona. Nëse keni hequr dhëmballën e pjekurisë, a jeni dukur kështu?”, është shprehur mjeku.

Të këshilluara

Shakira habit fansat me look-un e ri(FOTO)

Këngëtarja Shakira së fundmi ka habitur fansat me look-un e saj të ri. Përmes rrjetit të saj social,Instagram,Shakira ka publikuar një foto duke zbuluar flok...

17:21

Princ Charles, i revoltuar ndaj Princ Harry

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se princi Charles është akoma i revoltuar për intervistën e bujshme të djalit të tij me Oprah Winfrey. “Charles është e...

15:16

Ndërron jetë Olympia Dukakis

Aktorja Olympia Dukakis, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare në shtëpinë e saj në New York. Lajmi u bë i ditur për fansat nga vëllai i saj, Apollo Dukasis, p...

11:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI