Flash

Finalizohet divorci Rama-Leli në Vlorë, kryeministri e quan "të vdekur"

Lapsi.al 2 May 2021
Finalizohet divorci Rama-Leli në Vlorë, kryeministri e quan

Për Edi Ramën Dritan Leli është "i vdekuri i bashkisë".

Kryeministri zhvilloi ditën e sotme një inspektim të punimeve në Lungomare 2 në qytetin e Vlorës, ku si rrallëherë nuk u shoqërua nga kryetari i Bashkisë, Dritan Leli.

Gjatë fjalës së tij ditën e sotme Rama finalizoi divorcin, kur sulmoi hapur Bashkinë duke i thënë inxhinierit ta mbarojnë shëtitoren përpara sezonit turistik pasi nuk mund të presin të vdekurit e Bashkisë.

"Ta bëjmë ta mbarojmë, se të presësh të vdekurit e Bashkisë është… ", tha në fund të inspektimit Rama teksa inxhinieri po i shpjegonte ecurinë e punimeve.

Ndarja mes tyre u kuptua publikisht me daljen e emrave të kandidatëve dhe refuzimit të hapur që kryebashkiaku bëri për të mosmbështetur kryeministrin në fushatë në një vend të pasigurtë në listën e deputetëve. ©LAPSI.AL 

Postimi i plotë: Vlorë – Në Lungomare2, ku vijon puna papushim për ta pritur sezonin turistik, me një plazh të ri publik me 5. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI