Flash

Kylie Jenner ndihet në rrezik pas kësaj ngjarje

Lapsi.al 1 May 2021
Kylie Jenner ndihet në rrezik pas kësaj ngjarje

Kylie Jenner ka marrë një urdhër mbrojtjeje nga gjykata, pasi një i ri tentoi të hyntë në shtëpinë e saj. Është mësuar se gjykata ka urdhëruar 27-vjeçarin, Shaquan King, që të qëndrojë të paktën 100 metra larg Kylie-t për 3 vitet e ardhshme. Urdhri i ndalimit do të mbrojë gjithashtu Kendall dhe Kris Jenner.

Kylie ishte e pranishme në seancën gjyqësore të së premtes, duke i thënë gjyqtarit përmes telefonit se King e bën atë të frikësohet për jetën e saj dhe të vajzës, Stormi. Ekipi ligjor i Kylie-t kërkoi një urdhër ndalimi 5-vjeçar, por gjykatësi më pas vendosi ndalim për vetëm 3 vite.

“TMZ” raporton se 27-vjeçari shkoi drejt e në shtëpinë e Kylie Jenner muajin e shkuar pasi ishte liruar nga burgu. Ai është mbajtur pas grilave për rreth 6 orë, sepse policët e nxorrën atë nga shtëpia e Kendall Jenner, ku ai dyshohet se theu dritaret e saj dhe u zhyt në pishinë. Që nga ai moment, Kendall Jenner rriti në mënyrë drastike sigurinë e saj personale dhe gjitashtu mori urdhërin e saj të ndalimit kundër King.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Kendall Jenner u frikësua nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Berhan Nehani

Artisti i njohur shkodran, Berhan Nehani, është ndarë fatkeqësisht nga jeta. Lajmin e bën të ditur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila veçon ...

16:29

Billie Eilish lancon këngën “Your Power”

Këngëtarja Billie Eilish ka lancuar së fundmi  këngën e saj më të re të titullur “Your Power”. Kënga e realizuar me videoklip, menjëherë pas publikimit kapi ...

13:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI