Flash

Cili është sekreti i bukës së pashkëve

Lapsi.al 1 May 2021
Cili është sekreti i bukës së pashkëve

Buka e Pashkës përgatitet mëngjesin e Pashkës në pothuajse çdo familje të krishtere dhe duke qenë se ka një shije as të ëmbël, as të kripur, konsumohet për mëngjes, lyer me pak reçel ose edhe me djathë të bardhë. Mund t’i jepen forma nga më të ndryshmet, që nga gërsheti e deri tek forma klasike e gjevrekut.

E vetmja gjë me të cilën duhet të besh kujdes, është ngjyruesi që do të ngjyrosësh vezët e Pashkës; duhet të jetë patjetër ushqimor!

Përbërësit

1/2 kg miell tip 00

5 vezë

100 gr gjalpë të shkrirë në mikrovalë

100 ml qumësht

150 gr sheqer

30 gr maja birre

3 vezë të ngjyrosura Pashke

Përgatitja:

Fillimisht, shkrijmë majanë e birrës në pak ujë të ngrohtë duke shtuar më pas edhe qumështin e vakët. Shtojmë një lugë të vogël sheqer, gjysmën e miellit dhe i përziejmë mirë derisa të formohet një përbërje homogjene. Në këtë moment, brumi rezulton pak ngjitës në duar, por nuk është problem.

E lëmë të vijë të gjithë masën në një ambient të ngrohtë, larg korrenteve të ajrit (p.sh. në furrën e fikur) për rreth 2 orë apo derisa të dyfishojë vëllimin e saj.

Në një enë të madhe, rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik vezët me pjesën e mbetur të sheqerit, shtojmë gjalpin e shkrirë në mikrovalë dhe gjysmën tjetër të miellit.

Pasi të kenë kaluar dy orë dhe brumi të jetë fryrë, e bashkojmë me brumin e mësipërm me vezë duke i përzier sa më mirë me njeri-tjetrin në mënyrë që të formohet një masë e vetme, e cila duhet të rezultojë elastike dhe jo shumë e hollë (në këtë rast, shtojmë edhe pak miell).

E vendosim sërish për t’u fryrë edhe për 2 orë të tjera. Pasi ka kaluar kjo kohë, e ndajmë brumin në dy pjesë duke formuar dy rripa të gjatë të cilët i gërshetojmë midis tyre.

Vendosim në mes vezët e kuqe të ziera, e transferojmë në tavën ku do ta gatuajmë të lyer paraprakisht me pak gjalpë dhe miell dhe e lëmë të vijë edhe për një orë tjetër. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30 minuta.

Të këshilluara

Fero publikon foton me të bijën

Fero dhe Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill. Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyr...

10:46

Ndahet nga jeta Berhan Nehani

Artisti i njohur shkodran, Berhan Nehani, është ndarë fatkeqësisht nga jeta. Lajmin e bën të ditur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila veçon ...

16:29

Billie Eilish lancon këngën “Your Power”

Këngëtarja Billie Eilish ka lancuar së fundmi  këngën e saj më të re të titullur “Your Power”. Kënga e realizuar me videoklip, menjëherë pas publikimit kapi ...

13:40

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI