Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Blerja e zgjedhjeve/ PD: Në mars-prill, bashkitë e Ramës dhanë 40 mln euro për familjet e prekura nga tërmeti!

Lapsi.al 1 May 2021
Blerja e zgjedhjeve/ PD: Në mars-prill, bashkitë e Ramës

"Gjatë muajve mars dhe prill, bashkitë e kontrolluara nga Rama dhanë 40 milion euro për familjet e prekura nga tërmeti.

Në javën zgjedhore bashkia e Durrësit ndau 6 milion euro për familjet e dëmtuara nga tërmeti, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Gjatë 2 muajve të fundit, bashkitë e kontrolluar nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmet me qëllim blerjen e votave të familjeve të prekura."

"Ditë pas dite dalin në dritë fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Rama-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet, - deklaroi sot nga selia e PD, Oerd Bylykbashi, në një denoncim të ri me fakte lidhur me blerjen e votave nga mazhoranca. - Media dhe organizata te shoqërisë civile kanë zbuluar dokumenta dhe të dhëna që provojnë se qeveria përdori dhjetëra miliona euro fonde publike për të blerë votën e qytetarëve në zonat e prekura nga tërmeti.

Sipas këtyre fakteve Edi Rama në bashkëpunim me të emëruarit e tij në bashkitë e Durrësit, Tiranës, Kavajës, Kamzës, Lezhës, Rrogozhinës, Vorës, Krujës, Laçait dhe Mirditës ka shpërndarë 40 milion euro edhe 2 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Gjate dy muajve të fundit, bashkitë e kontrolluara 100% nga Rama kanë rritur në mënyrë fiktive vlerën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti me qëllim që të blejnë votën e familjeve të prekura.

Objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS1 u rivlerësuan si të kategorisë DS2 dhe objekte të vlerësuara sipas kategorisë DS2 u rivlerësuan si objekte të kategorisë DS3.

Gjatë 2 muajve të fundit Rama miratoi 20 VKM për të lejuar disbursimin e paligjshëm të këtyre shumave marramendëse në llogaritë e qytetarëve të targetuar nga makineria qeveritare e manipulimit të votës.

Gjatë muajit mars, bashkitë e kontrolluara nga Rama disbursuan në llogaritë e familjeve të këtyre zonave 14 milion euro. 26 milion euro të tjera u disbursuan në llogaritë e qytetarëve gjatë muajit prill.

Vetëm gjate javës zgjedhore Bashkia e Durresit ndau 6 milion euro për procesin e rindërtimit, 89 herë më shumë se sa ka shpërndarë në 15 muajt e fundit.

Kodi elektoral e ndalon qeverinë të përfshihet në veprimtari të tilla të influencimit dhe orientimit të votës duke përdorur fondet publike gjatë 4 muajve të fundit përpara zgjedhjeve.

Për këtë rast flagrant prokuroria nuk ka nisur ende asnjë hetim.

Këto janë disa prova të tjera të manipulimit dhe shtrembërimit të vullnetit të shqiptarëve më 25 prill nga regjimi Rama-Doshi. PD edhe në ditët e ardhshme do të vijojë të denoncojë prova që faktojnë përfshirjen e Edi Ramës në makinerinë kriminale të blerjes së votës.

Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi."

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI