Flash

Selena Gomez flet sërish për problemet me shëndetin mendor

Lapsi.al 30 April 2021
Selena Gomez flet sërish për problemet me shëndetin mendor

Selena Gomez ka ndërmarrë një iniciativë të re për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të rinjve që vuajnë nga problemet me shëndetin mendor përmes brandit të saj. Përmes një postimi në Instagram këngëtarja ka shpjeguar se kjo fushatë është shumë afër zemrës së saj, sepse dikur është përballur vetë me të tilla probleme.

“Kjo fushatë është shumë afër zemrës sime, për shkak të problemve të mia me shëndetin mendor. Unë e di vetë shumë mirë se sa e frikshme është që të përballesh me ankthin dhe depresionin vetëm në një moshë të re. Nëse do të kisha mësuar më shumë për shëndetin mendor që në fillim, nëse do të më ksihin mësuar në shkollë për kushtet e mia njësoj siç më mësonin për lëndët e tjera, rrugëtimi im do të kishte qenë shumë më ndryshe.

Bota duhet ta dijë se shëndeti mendor ka shumë rëndësi. Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik dhe do të doja që të gjithë të ishim të vetdijshëm për këtë gjë, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.

Për të gjithë ata që ndjehen keq, shpresoj që ta dini se nuk jeni vetëm. Mbështetja dhe edukimi për shëndetin mendor më ka ndryshuar jetën dhe mund të ndryshojë edhe të tuajën”, ka shkruar Selena në një postim.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Anita Lane

Kantautorja dhe bashkëpunëtorja e vjetër e Nick Cave, Anita Lane ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 61-vjeçare. Ndërkohë shkaku i vdekjes së saj nuk është...

13:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI