Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Salianji: PD bën zgjedhje për kryetarin në korrik, dorëheqjen e Bashës e kërkojnë ata që s'kanë bërë një ditë fushatë për partinë

Lapsi.al 30 April 2021
Salianji: PD bën zgjedhje për kryetarin në korrik,

Ervin Salianji i ftuar në “Radarti Informativ” në ABC, foli për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe kërkesën e kritikëve për dorëheqjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndër aktorët politikë që kërkuan dorëheqjen e krydemokratit pas humbjes së zgjedhjeve, ishte edhe kreu i Këshillit Kombëtar i PD-së, Bujar Nishani.

Për Nishanin, humbja e këtyre zgjedhjeve ishte përgjegjësi e plotë e Lulzim Bashës, dhe se ky i fundit u shpreh ai, duhet të merre përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh.

Nga ana tjetër Ervin Salianji gjatë bisedës në studio më gazetaren Jonida Shehu, tha se në korrik Partia Demokratike ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës.

Për Salianjin kërkesa për dorëheqje nuk mund të vijë nga persona të cilët nuk kanë bërë asnjë ditë fushatë për këtë forcë politike.

Pjesë nga biseda në studio:

-Shpallja e fitores nga PD pas mbylljes së procesit të numërimit?

Salianji: Ka retorikë politike, por ka edhe fakte. Ne mendonim dhe mendoj sërish që fushata e mirë dhe ekipi më i mirë i PD-së do të tejkalonte me numër votash edhe kërcënimet. Por masiviteti i përdorimit të të gjitha aseteve, të burimeve shtetërore ka pasur një ndikim të madh në zgjedhje, sa i ka tejkaluar të gjitha.

Edhe sot mendoj që votat e PD-së dhe qytetarët shqiptarë janë masivisht më shumë për ndryshim se sa kanë votuar për PS. Edhe sot besoj që jemi shumicë, por vjedhja deformimi i vullnetit të zgjedhjeve solli këtë gjendje.

Gjithashtu ai tha se Partia Demokratike është ende në procesin e marrjes së kamerave në kutitë e votimit për të vërtetuar dhe verifikuar vjedhjen masive.

“Faktet që do të gjenden nga kamerat apo fletët e pavlefshme janë të gjitha shkaqe që mund të bëjnë pavlefshmëri të zgjedhjeve dhe përsëritje në zona të caktuara”, tha Salianji.

-Do të shkoni në parlament?

Salianji: Ne jemi të mandatuar nga qytetarët për të qenë përfaqësues të tyre. Ne do të jemi siç kemi qenë. Ne do të shkojmë tek ata dhe do të marrim vendime në kohën e duhur. Nuk kemi një vendimmarrje do të shkojmë apo jo në Parlament.

Salianji gjithashtu shtoi se sistemi zgjedhor është katastrofik për të shprehur vullnetin qytetar, po ashtu u shpreh se administrata publike është përdorur në forma të ndryshme.

-Nëse elektorati do të kërkonte dorëheqjen e liderit, do ta pranonit?

Salianji: Në korrik PD ka zgjedhje për kryetarin e saj dhe të gjitha qëndrimet do t’i shprehë nëpërmjet votës. Ku është parë ndonjëherë të dalin njerëz që nuk kanë bërë një ditë fushatë të kërkojnë dorëheqjen.

-Ju mendoni që Basha duhet të drejtojë PD?

Salianji: Unë do të respektoj vendimin që do të marrë anëtarësia e PD. Demokratët do të shprehet kur të jetë data e vendosur.

-Ju do të kandidoni?

Salianji: Jo. Nuk kam këtë ambicie.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI