Flash

Rusia ua ndalon hyrjen tetë zyrtarëve të BE-së

Lapsi.al 30 April 2021
Rusia ua ndalon hyrjen tetë zyrtarëve të BE-së

Rusia ua ndaloi hyrjen tetë zyrtarëve të vendeve të Bashkimit Evropian, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet që BE-ja i vendosi Rusisë. Ministria e Jashtme ruse tha se të ndaluarit përfshijnë nënpresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova, dhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Bashkimi Evropian vazhdon politikën e masave të njëanshme, kufizuese dhe të paligjshme, që kanë në shënjestër qytetarët dhe organizatat ruse”.

“Veprimet e tilla nga Bashkimi Evropian nuk lënë asnjë dyshim se qëllimi i tyre i vërtetë është të frenojnë zhvillimin e vendit tonë me çdo kusht”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.

Muajin e kaluar, BE sanksionoi dy rusë të akuzuar për persekutimin e homoseksualëve dhe lezbikeve në rajonin rus të Çeçenisë.

Në të njëjtin muaj, BE sanksionoi edhe katër zyrtarë të lartë rusë, të afërt me presidentin Vladimir Putin.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë moti do të jetë me temperatura të ngrohta dhe pritet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Shërbimi meteorologjik ushtarak bën të di...

16:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI