Flash

Ndahet nga jeta Berhan Nehani

Lapsi.al 30 April 2021
Ndahet nga jeta Berhan Nehani

Artisti i njohur shkodran, Berhan Nehani, është ndarë fatkeqësisht nga jeta. Lajmin e bën të ditur kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila veçon kohën kur Nehani ishte pjesë e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”, që u rikthye sërish prej tij 5 vite më parë.

“Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.  Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani”, shkruan Ademi.

Të këshilluara

Billie Eilish lancon këngën “Your Power”

Këngëtarja Billie Eilish ka lancuar së fundmi  këngën e saj më të re të titullur “Your Power”. Kënga e realizuar me videoklip, menjëherë pas publikimit kapi ...

13:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI