Flash

Majko reagon pasi mbeti jashtë parlamentit dhe i fut një kunj Ramës

Lapsi.al 30 April 2021
Majko reagon pasi mbeti jashtë parlamentit dhe i fut një kunj

Ish-kryeministri Pandeli Majko mbeti jashtë parlamentit të ardhshëm pasi kjo forcë mori vetëm 18 mandate në Tiranë dhe ai renditej i 19-i. Në një reagim të parë pas shpalljes së rezultatit. Majko thotë se nuk ka bërë fushatë personale dhe se ishte i bindur që do të ishte pjesë e parlamentit pa iu dashur të thyente herësin.

“Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston. Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë” – shkruan Majko që në asnjë rresht nuk e përmend Edi Ramën.

Gjithsesi nuk mungon një kunj për kreun e mazhorancës.

“Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!" Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam. Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!” – e mbyll Majko.

Kujtojmë që Rama tha në fushatë se PS i kishte dhënë “everything” (gjithçka) Majkos dhe se ai duhet që tashmë ta justifikonte këtë duke mbledhur vota”. Majko ka publikuar edhe një foto të hershme të tij përpara selisë së PS si për t’i treguar Ramës se ka qenë më përpara tij në atë seli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI