Flash

Gjykata e Hagës refuzon lirimin e përkohshëm të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Lapsi.al 30 April 2021
Gjykata e Hagës refuzon lirimin e përkohshëm të

Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për lirim të përkohshëm.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, duke thënë se kërkesa është refuzuar në tërësi dhe se Veseli ka kohë prej 10 ditësh ta publikojë të redaktuar të replikës ndaj këtij vendimi.

“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori 4 vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm. Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit e mohon ankesën në tërësi dhe urdhëron Veselin që të paraqes një version publik të redaktuar të replikës përbrenda 10 ditëve”, - thuhet në vendim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë moti do të jetë me temperatura të ngrohta dhe pritet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Shërbimi meteorologjik ushtarak bën të di...

16:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI