Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti

Lapsi.al 30 April 2021
Nuk fitoi PS-ja, na grabiti shteti
Këto zgjedhje nuk u fituan nga rilindja, ato u rrëmbyen nga makineria shtetërore. Sa më shumë ditë kalojnë, aq më të qarta bëhen faktet se, në 25 prill, në garë ka qenë partia shtet. Jo më kot drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR,Urszula Gacek foli për “keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore” dhe “qëndrimin e turbullt në kufirin mes partisë dhe shtetit”. Lexo më tej:

“Kemi pasur një shqetësim më të madh se shit-blerja e votës”, drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR: Qeveria vazhdoi biznesin në fushatë

Provat janë tepër të dukshme. Përgjimet për votat që u blenë me anë të legalizimeve të shtëpive, dalja e të dhënave nga bashkia Durrës, që vetëm në muajt e fushatës ka shpërndarë po aq të ardhuara sa përgjatë gjithë vitit që shkoi, për ata që humbën shtëpitë nga tërmeti, fakti se Erion Veliaj u kujtua të japë në mars 50 mijë lekshin e bonusit të bebeve për të cilin nuk ishte kujtuar që prej 2017 -ës, shtimi i vendeve të punës në administratën shtetërore dhe nëpër bashki, paratë që u hodhën në fushatë nga kompanitë publike janë vetëm pjesëzat e një pazlli manipulimi teknologjik. Pra, ndonëse kryesuesja e vëshguesve të OSBE/ODHIR flet për një kufi të papërcaktueshëm mes shtetit dhe partisë, ai nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e inagurimeve në shkolla e spitale për të bërë fushatë, në përdorimin e maskave të PS nga anëtarët e kabinetit qeveritar, por me një mendësi totalitare shumë me të strukturuar dhe të thellë. Këtë e shikojmë në degradimin e institucioneve shtetërore që nuk u sollën për anjë çast si garantë të zgjedhjeve. Vetë personalisht si gazetar i Lapsi.al, unë pata mundësi të testoja një organet e reja të dala nga reforma në drejtësi, SPAK-un. Një nga drejtimet kryesore të punës së tij janë dhe krimet zgjedhore. Por kur kjo prokurori speciale u ndesh me njërin prej tyre, zbulimin prej nesh të databazës me vjedhjen e të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, kryqëtarët e drejtësisë së re nuk guxuan të hetonin, as E-Albanian që dyshohej se i kishte nxjerrë ato, as Partinë Socialiste që i kishte në përdorim për të blerë dhe transferuar votën falë patronazhistëve. Si një organ krejtësisht “KAPS” prokuroria speciale u mjaftua të merrej vetëm me ne gazetarët.

VIDEO/ Zëri i Amerikës: Ekspertët amerikanë mbrojnë Lapsi.al kundër SPAK

Edhe më i rëndë është roli i saj në mosveprimin që solli si pasojë krimin e tmershëm të Elbasanit. Ndonëse opozita i kishte denoncuar me emër dhe mbiemër ata që mblidhnin karta dhe blenin vota, SPAK as e vuri ujin në zjarr, e mbajti një javë në sirtar denoncimin dhe pastaj e përcolli në prokurinë e Elbasanit, ku prokurori ishte në konflikt interesi, pasi qe vëllai i një kandidati të rilindjes. Pikërisht kjo blerje kohe në favor të PS, jo vetëm i la udhë të lirë trafikantëve të votave, por i hapi rrugën edhe një vetëgjyqësie që rezultoi fatale. Po në këtë ngjarje doli bllof edhe policia e shtetit. Vetë kreu i saj Ardi Veliu, manipuloi personalisht provat duke mashtruar se në vendin e krimit, në Elbasan, nuk u gjentën elementë të vjedhjes së votës si: para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti.

Investigimi/ Vrasja e Elbasanit, skandali që mjafton për të zhvlerësuar 25 prillin

E njëjta polici, u shndërua në një trupë kamikazësh politikë, e cila përgjatë gjithë fushatës, sipas urdhërit të udhëheqësit, u vu në shërbim të gjurmimit vetëm të partisë së Monika Kryemadhit. Vërtet uniformat blu arritën të kapin me sukses disa përfaqësues të LSI që tentuan të blejnë vota, por ata nuk dëshmuan asnjë paanësi dhe profesionalizëm për të kapur edhe hajdutët e tjerë. Kjo bëri që në listat e PS të shkëlqenin nga hiçi dy pjestarë të familjes Rakipi dhe që PSD e Tom Doshit të merrte 3 deputetë, që s’ishin dëgjuar kurrë më parë, as për ndonjë ide politike, as për ndonjë aksion qytetar dhe as se ekzistonin mes kastës "elitare" të atyre që shkojnë në parlament.

Aqif Rakipi (Qifja) rikthehet fuqishëm në parlamentin e 25 Prillit

Natyrisht, i gjithë ky involvim i instutucioneve gjoja të pavarura do të vazhdojë në ditët e ardhshme të prodhojë prova të tjera. Por edhe kaq mjaftojnë për ti njollosur në mënyrë të pakthyeshme këto zgjedhje, ku të gjithë ata që rivalizonin me rilindjen, nuk kishin përballë vetëm atë, por të gjithë makinerinë shtetërore. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Mirëseerdhët në kohën e patronazhistëve

Për shqiptarët dhe Shqipërinë, rrëzimi i diktaturës të llojit më të egër komunist nuk ka qenë i lehtë e pa dhimbje. Për rrjedhojë, edhe rruga e demokracisë u sh...

18:41

Kush i bleu votat e Exit Poll-eve?

Ende pa u mbyllur numërimi i plotë i votave, këto zgjedhje kanë provuar një anomali që do një shpjegim. Rezultati real që po përvijohet, nuk përputhet aspak me ...

15:21

SPAK, një qen roje i PS

Që prej fillimit të javës që shkoi, pasi Lapsi.al botoi skandalin e grabitjes të të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës, unë dhe kolegu im Armand Shkulla...

18:30

Të gjithë fajin patronazhistëve

Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëll...

12:19

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI