Flash

Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarin

Lapsi.al 30 April 2021
Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarin

Një aksident me pasojë plagosjen e një 75 vjeçari ka ndodhur, mesditën e sotme, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit.

Policia njofton se makina që ka aksidentuar këmbësorin 75-vjeçar, drejtohej nga një 46-vjeçare. Fatkeqësisht i plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2021, rreth orës 14:10, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit, mjeti me drejtuese shtetasen G. S., 46 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Tiranë/ Policia arreston tetë persona

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Gj., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “S...

10:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI