Flash

Aksident me vdekje në Patos, ndërron jetë 50-vjeçari

Lapsi.al 30 April 2021
Aksident me vdekje në Patos, ndërron jetë 50-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Zharrëz të Patosit.

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50 vjeçari ka ndodhur rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz të Patosit. Shtetasi Ervin Sinanaj, 33 vjeç banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” me targa AA 352 XL është përplasur me një motor me drejtues shtetasin Ardian Hoxhaj rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen ndërkohë qe policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier, Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI