Flash

Reagon Diletta Leotta, flet për mardhënien me Can Yaman

Lapsi.al 29 April 2021
Reagon Diletta Leotta, flet për mardhënien me Can Yaman

Prezantuesja italiane Diletta Leotta dhe aktori i njohur me origjinë shqiptare Can Yaman, prej pak kohësh janë përfshirë në një lum lajmesh për raportin e tyre të dashurisë. Një pjesë e mediave italiane, por edhe atyre turke kanë dyshuar për romancën e dy të rinjve, madje së fundi kanë shkruar edhe për një krizë në çift. Ndonëse asnjëri prej personazheve nuk kanë dalë në deklarata publike për të sqaruar spekulimet, lajmet kanë vijuar deri aty sa mendohet se Diletta, pasi u nda nga Can Yaman, ka nisur një histori dashurie me djalin e presidentit të klubit të Romës, Ryan Friedkin. Ata janë parë së bashku në një hotel dhe këtu lindën të gjitha aludimet.

Mirëpo, Diletta, më në fund, ka reaguar e lodhur nga këto thashetheme dhe akuza. Në profilin e saj në Instagram, në një status të gjatë e të ashpër, prezantuesja shkruan se asgjë nuk është e vërtetë nga thashethemet e fundit.

“Gjithmonë kam heshtur, por deri tani. Mashtroja veten kur mendoja se herët apo vonë lajmet e mira do të mbizotëronin mbi gazetarinë e mbeturinave. U bëra pjesë e helmit të thashethemeve, fotografë poshtë shtëpisë, skuterë që vinin pas çdo lëvizjeje timen, dronët jashtë dritareve, por tani jam e lodhur.

E them këtë, sepse duke lexuar gënjeshtrat në gazeta që janë shkruar për mua çdo ditë, çdokush mund të mendojë se jam një ngrënëse burrash, një grua e paaftë për të dashur. Dhe kjo është e papranueshme. Mos më thoni që ky është çmimi për të paguar për suksesin. Unë nuk fyej dhe nuk gjykoj askënd. Më shpjegoni pse pra, një grua nuk mund të ketë miq, por gjithmonë vetëm të dashur? Sepse nëse takoj një djalë të mirë dy herë për një aperitiv, po flasim menjëherë për dashuri të re? Pse nëse bëj një reklamë me një futbollist, tregon se ne jemi një çift sekret? Sepse, nëse shoqërohem me një aktor të bukur dhe jemi të lumtur, duhet të jetë një histori e sajuar? Dhe nëse për shkak të karantinës, heq dorë nga një udhëtim i mrekullueshëm jashtë vendit, po flasim për një krizë mes nesh?

Kam duruar gjithçka deri më tani, por mendoj se asnjë mashkull i famshëm nuk është subjekt i vëmendjes gazetareske në sferën private siç është një grua. A mund t’ju them se jam mërzitur edhe për lexuesit që mashtrohen nga gazetarët e painformuar, edhe për njerëzit përreth meje që shpesh lëndohen për shkak të gënjeshtrave, edhe për gjyshen time, 80-vjeçare, beson gjithçka që shkruajnë gazetat.

Stop! E zgjata shumë, kërkoj ndjesë për këtë, por siç thonë në Romë, “çfarë është për t’u bërë, do bëhet”.

Të këshilluara

Bebe Rexha në një bashkëpunim me Lil Uzi

Bebe Rexha zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me tit...

10:52

Jo më zi për mbretëreshën

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e p...

09:18

Leonardo DiCaprio pjesë e “Another Round”

Filmi komedi/dramë fitues i Oskar, në gjuhën daneze “Another Round,” si “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, tashmë do të xhirohet edhe në gjuhën angleze. Filmi bazo...

13:29

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI