Flash

Rama: Akuzat për blerje votash, broçkulla. PD dhe LSI flasin përçart

Lapsi.al 29 April 2021
Rama: Akuzat për blerje votash, broçkulla. PD dhe LSI flasin

Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë akuzat për shit-blerje votash.

“Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim sondazhet që janë bërë publike. Ka një përputhshmëri të plotë me ato tonat. Nuk ndodhi te exit pollet. Ato gabojnë rëndë ndonjëherë. Unë mendoj që kush të akuzon për diçka që nuk e keni bërë ose e ka bërë vetë ose do ta bëjë vetë.

Ne kemi humbur 3 mandate nga votat e pavlefshme ku pjesa më e madhe. Shumica dërrmuese e votave të pavlefshme ku është votuar 12 dhe pastaj kanë votuar një kandidat tjetër. Në Elbasan ishte 12 dhe 8 e Taulant Ballës.

Ne kemi arritur dhe tejkaluar objektivin për tavanin e 800 mijëve. Këtu nuk bëhet fjalë as për vjedhje dhe as për manipulim. Kjo ka ardhur si bazë e një organizimi kapilar që e bën një makineri fitoreje” – tha Rama në Opinion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI