Flash

Osmani uron PS për fitoren, por shmang Ramën

Lapsi.al 29 April 2021
Osmani uron PS për fitoren, por shmang Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Osmani gjithashtu përgëzon PD-në dhe gjithë partitë e tjera që vendosën të garojnë në zgjedhje.

Ajo uron që përfaqësuesit e rinj politikë shqiptarë të kontribuojnë edhe në bashkëpunimin m e Kosovën. Bie në sy se Osmani në asnjë rresht nuk përmend Edi Ramën, kryeministrin edhe për 4 vite të tjera të Shqipërisë.

"Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera per garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën" - shkroi Osmani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI