Flash

Harry i lënduar nga mënyra sesi Meghan po trajtohej në Pallatin Mbretëror

Lapsi.al 29 April 2021
Harry i lënduar nga mënyra sesi Meghan po trajtohej në Pallatin

Më në fund, Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle kanë zhvilluar intervistën e tyre të shumëpritur për “Oprah”, ku folën për herë të parë pa dorashka duke rrëfyer detaje që askush nuk i dinte!

Ata zbuluan prapaskenat e errëta të Pallatit Mbretëror, duke tronditur vetë familjarët dhe opinionin publik gjithashtu. Dyshja u rrëfye për Oprah si asnjëherë më parë, ndërsa intervista pati rekord shikueshmërie në mbarë botën.

Mirëpo, një ekspert pranë familjes mbretërore ka treguar se Duka Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar nga mënyra sesi Meghan po trajtohej në Pallatin Mbretëror, ndaj gjeti mundësinë të “shfrynte” zemërimin tek Oprah. Megjithatë sipas ekspertit, ai tashmë ndihet i penduar dhe i turpëruar për atë intervistë.

Për revistën “Closer”, burimi ka treguar se tipi i Harry-t është impulsiv ndaj ka reaguar pa u menduar mirë, ndaj ka bërë diçka që s’mund ta kthejë më.

Nga ana tjetër, Oprah tha se “Nuk e kisha idenë që do të bënte kaq shumë jehonë sa vazhdon të bëjë.”

Oprah theksoi se është habitur gjatë kësaj interviste pasi Meghan kishte folur edhe për qasjet raciste të institucionit mbretëror, ku hamendësohej për ngjyrën që do të kishte Archie, bebushi i Meghan dhe Harry-it.

Ajo është shprehur gjithashtu se para intervistës kishte kontaktuar me ta dhe kishin diskutuar rreth objektivit kryesor të bisedës në mënyrë që të dyja palët të arrinin qëllimin e tyre.

“Qëllimi ynë i përbashkët ishte e vërteta. Ata donin të ishin në gjëndje të tregonin versionin e tyre të historisë në një formë që do t’i lejonte të ishin të vërtet dhe të besueshëm.”- shtoi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që personazhe publikë rrëfehen tek Oprah, pasi personazhe të tjerë publikë që janë rrëfyer aty janë edhe James Frey, Lindsay Lohan dhe Tom Cruise. l l l l l

Të këshilluara

Bebe Rexha në një bashkëpunim me Lil Uzi

Bebe Rexha zbuloi këtë muaj një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me tit...

10:52

Jo më zi për mbretëreshën

Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e p...

09:18

Leonardo DiCaprio pjesë e “Another Round”

Filmi komedi/dramë fitues i Oskar, në gjuhën daneze “Another Round,” si “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, tashmë do të xhirohet edhe në gjuhën angleze. Filmi bazo...

13:29

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI